Microsoft Apps, aplikacioni i ri për Android

Microsoft tani ka dyqanin e vet të aplikacioneve në sistemin operativ Android të Google.

Dyqanin e ri të Microsoft, i quajtur “Microsoft Apps” mund ta shkarkoni direkt nga Google Play. Fjalë për fjalë aplikacioni paraqet vetëm një listë të aplikacioneve të Microsoft për Android duke përfshirë Microsoft Office, Skype, dhe OneDrive cloud.

Nuk ka shumë për të thënë rreth Microsoft Apps. Siç thekson dhe TechCrunch, kjo është një mënyrë e dobishme për përdoruesit për të gjetur të gjitha aplikacionet e tyre Microsoft në një vend, por kjo është e gjitha. Gjithashtu nuk duket që ka ndonjë aplikacion me pagesë.

Categories BrowsingExploreProductivity

Çfarë është e gjitha kjo, lind pyetja? Vetëm shikoni se çfarë bëri Amazon, dhe vazhdon të bëjë, me Android. Së pari, në vitin 2011, lançoi Amazon App Store, një treg rival aplikacionesh, për telefonat dhe tabletat Android. Më pas, në nëntor të të njëjtit vit, Amazon lançoi tabletin e saj të parë Kindle Fire, i cili kishte vetëm Amazon App Store.

Microsoft ndoshta nuk është gati për këtë hap drastik dhe siç citon dhe vetë: “Kompania është, dhe mbetet, e angazhuar tek sistemi i saj i ri Windows 10 Mobile”