fbpx

Microsoft do të ruajë të dhënat në ADN – 1,000,000,000 TB në vetëm një gram

A e dini se — 1 Gram ADN mund të ruajë 1,000,000,000 Terabyte të dhëna për më shumë se 1000 vite?
Microsoft ka blerë 10 Milion provëza ADN sintetike, të quajtura Oligonukleicide ose thjeshtë molekula ADN-je, nga kompania e testeve biologjike Twist në bashkëpunim me kërkuesit nga Univeristeti i Washington-it për të eksploruar idenë e përdorimit të ADN-së sintetike për të ruajtur njësi të mëdha të dhënash.

Microsoft po planifikon të ndryshojë në mënyrë drastike të ardhmen e teknologjisë të ruajtjes të të dhënave ndryshe nga sa e kemi njohur deri më sot.

Volumi dhe ritmi i të dhënave të cilat procesohen dhe ruhen çdo ditë është aq i madh sa që serverat dhe hard drive-t duhen të zëvendësohen periodikisht, çka i dëmton të dhënat dhe mund të shkaktojë humbjen e tyre.

Sipas statistikave, 5,4 zettabytes (4,4 trilion gigabytes) të dhënash dixhitale, të cilat qarkullojnë dhe janë të disponueshme në të gjithë botën, janë krijuar deri në 2015-ën, dhe numri do të rritet akoma më shumë deri më 54 zettabytes (ZB) deri në vitin 2020.

Si do të ruhen gjithë këto të dhëna 10 fish më shumë se sa sot në katër vitet e ardhshme?

Me këtë, Microsoft ka lidhur partneritetin me shkencëtarët e Universitetit të Wiashington-it për t’u fokusuar tek ADN-ja si një mjet ruajtje të dhënash, deklaroi kompania të Mërkurën.

Po, Microsoft po planifikon të ruajë të dhënat në ADN.

Dendësia e ruajtjes së të dhënave në ADN është jashtëzakonisht më e madhe se sa në sistemet tradicionale të ruajtjes së të dhënave, duke qenë se vetëm 1 gram nga ADN-ja mund të ruajë përafërsisht 1 miliard terabyte të dhëna.

Përveç kësaj, ADN-ja është shumë e fuqishme, çka do të thotë se të dhënat e ruajtura në ADN mund të qëndrojnë aty të padëmtuara dhe të lexueshme për rreth 1,000 deri në 10,000 vite.

Sipas Twist, të gjithë të dhënat dixhitale të cilat ekzistojnë sot mund të ruhen në më pak se 20 gram ADN.

Edhe pse kjo teknologji është shuml larg përdorimit për produktet komerciale (çka do të thotë se ju nuk do të shihni ndonjë smartphone me memorje ADN-je për ca kohë), testet e para të kryera nga kompania vjeshtën e shkuar demonstruan se 100 përqind e të dhënave të enkoduara në ADN mund të lexoheshin, tha Dough Carmean nga Kërkimet e Mikrosoft në publikimin për shtyp.

Kohët e fundit, Shoqëria e Kimikateve në Amerikë tha në një deklaratë se ruajtja e të dhënave në ADN mund të zgjasë deri në 2,000 vite pa u dëmtuar.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.