Intel dëshiron që USB-C të zëvendësoj portën 3.5mm analoge të kufjeve
Apple me sa duket e ka të vështirë të jetë i pari në treg sa i përket karakteristikave të reja. Vitin e kaluar u përfol se iPhone 6S/6S Plus do të kishin ekran me presion të ndjeshëm, por Huawei qe i pari në treg që solli një karakteristikë të tillë. iPhone 7 është përfolur se këtë vit do heqë dorë nga porta e kufjeve “jack”, por LeEco arriti të jetë i pari.
Nuk mund të themi gjë në lidhje me ekranet me presion ndjeshmërie por ideja e heqjes dorë nga porta e kufjeve “jack” mund të jetë diçka standarte shumë shpejt. Kohët e fundit Intel hodhi mbështetjen e tij pas idesë se standardi 3.5mm jack i kufjeve duhet të hiqet në favor të lidhjes USB-C.
Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe në lidhje me portën 3.5mm jack, Intel me sa duket dëshiron të lëviz përpara në një botë më dixhitale. Standardi i tanishëm është analog, por kalimi tek USB-C do të lejonte për një lidhje dixhitale, duke ofruar potencialisht cilësi më të lartë dhe “të pastër” audio. Megjithatë, përveç kësaj, lidhja me anë të USB-C mund të lejojë që kufjet të gjurmojnë të dhënat shëndetësore, si temperaturën e trupit tuaj dhe kështu me radhë.
Natyrisht se sa shumë OEM do të hipin në bord kjo mbetet për t’u parë, por me mbështetjen e Intel ndoshta më shumë kompani mund t’a marrin në konsideratë idenë.