Pothuajse gjysma e përdoruesve të smartfonëve nuk i shkarkojnë aplikacionet e reja.

Për këtë e kanë fajin Facebook dhe Google.

S’keni shkarkuar ndonjë nga aplikacionet e reja së fundmi?! S’jeni të vetmit.

Sipas një ankete, pothuajse gjysma (49%) e përdoruesve të smartfonëve në Amerikë dhe Europë s’kanë shkarkuar asnjë aplikacion të ri, është kjo mesatarja e paraqitur e këtyre 3 muajve.

Në studim thuhet se shumicën e kohës që përdoruesit e kalojnë me smartfonët e tyre, e shpenzojnë në Facebook, Facebook Messenger dhe YouTube. Në fakt studimi tregon edhe që shtatë nga 25 aplikacionet më të mira në market, zotërohen nga gjigandet e teknologjisë Google dhe Facebook, gjë që e bën më të vështirë rritjen dhe “bërjen hajër” të aplikacioneve apo zhvilluesve të rinj.

Edhe pse pak në numër, ky grup i përdoruesve janë përgjegjës për popullaritetin e një aplikacioni të ri. Sipas studimit, edhe nqs këto përdorues shkarkojnë aplikacionet e reja, vetem 25% prej tyre nuk do e ç’instalojnë pas përdorimit të parë dhe do rikthehen prapë te ai aplikacion. Le të themi që te këto 25%, zhvilluesit e kanë bërë me sukses hapin e parë, të lënë përshtypje të mirë në komercializimin apo përshkrimin e aplikacionit.

Po ju sa shpesh shikoni dhe shkarkoni aplikacione jo dhe aq popullorë?!  Lini përshtypjet tuaja poshtë tek komentet rreth aplikacioneve që ju kanë rënë më së shumti në sy: