Këtë vjeshtë mund të ketë 3 modele të ndryshme të iPhone 7 (si në rastin e iPad)
Nëse e keni pasur të vështirë të zgjidhni midis një iPhone-i 4,7-inç dhe 5,5-inç, atëherë këtë vjeshtë do ta keni akoma më të vështirë të zgjidhni. Sipas një thashethemi të ri, iPhone do të vijojë medelin e iPad, dhe do të ketë 3 modele të ndryshëm për të zgjedhur.
Specifikisht, do të mund të zgjidhni midis iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe një modeli të ri “Pro”. Kjo është pak a shumë një lloj si iPad mini, iPad Air dhe iPad Pro.
Ende nuk është e qartë nëse Pro-ja mnd të jetë një pajisje me përmasa më të mëdha siç ishte iPad Pro për linjën e iPad, ose ndryshe, përse do të na duhej? Sipas theashethemeve ai do të ketë një kamera dyshe, dhe/ose karikim wireless nëpërmjet smart connector siç e kemi edhe tek iPad Pro.
Sigurisht, thashethemet janë krijuar për t’u rrezuar. Hardueri i kamerës dyshe është shumë i hershëm për pëlqimin e Apple, dhe teknologjia e smart conenctor duket ca si i tepërt për një iPhone (ose të paktën të njëjtin lidhës si në iPad Pro).
Ka pasur edhe fjalë se iPhone 7 do të jetë një përsëritje, me një realizim pak më të përmirësuar me iPhone 7S.
Nëse këto thashetheme janë të vërteta, versioni “Pro” do të kushtojë 150 dollarë plus. Nuk jam i sigurt de cilat janë ato karakterisitka të cilat do ta jsutifikojnë këtë çmim, por do ti zbulojmë së shpejti.