Si të aktivizoni opsionin “Repeat” në një video në YouTube

YouTube.com renditet nga Alexa si faqja e dytë më e vizituar në botë pas Google, dhe ky pozicionim mund të jetë shkak i shumë arsyeve, por njëri është patjetër ajo pa të cilën nuk e shtyjmë rrugën dot (muzika dmth).

Dhe duke pasur parasysh këtë fakt, YouTube u jep mundësinë të gjithë artistëve mbarë botën që të promovojnë krijimet e tyre, dhe ndodh jo rrallë që këto krijime të na pëlqejnë aq shumë saqë do të donim që në faqen e YouTube të ekzistonte një buton “Repeat” për ta dëgjuar këngën përsëri.

Por diçka e tillë, edhe pse nuk duket, ka kohë që është bërë realitet. YouTube ka shtuar opsionin Loop (ri-luaj) në një video, i cili e ripërsërit pafundësisht videon. Për ta gjetur atë, mjafton të klikoni me të djathtën në një video, dhe klikoni “Loop” (si në foton më poshtë). Urime! Tani do të keni mundësinë ta dëgjoni një këngë pambarimisht (deri sa t’ju mërzitet), pa u kthyer në kartelën e saj për të klikuar Replay sa herë përfundon ajo.

dontstopme

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.