Një disk prej xhami 5D që ruan të dhëna deri në 360TB
Hulumtuesit në Universitetin e Qendrës së Kërkimeve Optike në Southampton kanë krijuar një metodë edhe më të mirë të ruajtjes së të dhënave. Ata e quajnë 5D Disc.
Sipas hulumtuesve, çdo disk mund të mbajë teorikisht 360 TB. Ata mund të përballojnë temperatura deri në 190°C, dhe është besuar se ata mund të zgjasin pa u degraduar deri në 13,8 miliard vjet n.q.s. ruhen në temperaturën e dhomës, nëse kjo është e vërtetë, dielli ynë do të jetë i vdekur shumë kohë para se disku të degradohet!
Të dhënat ruhen duke përdorur pika nanoscale, të ruajtura në tri shtresa. Një mikroskop dhe një polarizer përdoren për të lexuar të dhënat, kjo për shkak se pikat ndryshojnë polarizimin në momentin kur drita kalon përmes.
Ekipi, fillimisht demonstroi këtë teknologji në vitin 2013, por në atë kohë, teknika mund të mbante vetëm 300kb mbi një disk. Dhe tani, ata, pas tre vjetësh kanë bërë goxha përparim.
Deri më tani ata kanë regjistruar DUDNJ (Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut), librin “Optiks” të Njutonit, Kartën e Madhe (en. Magna Carta) dhe Biblën, versionin e King James. Tani është koha për një arkiv të Wikipedia!