Një dobësi në iOS 9.3.1 ju lejon të shihni kontaktet dhe fotot në një iPhone të bllokuar

Vetëm një javë pas lëshimit të iOS 9.3, Apple iu desh të lëshonte një përditësim të tij (iOS 9.3.1) për të rregulluar disa probleme me aktivizimin e tij në pajisjet e vjetra të iOS, por sipas raportimeve të fundit, Apple do t’i duhet një përditësim tjetër 9,3,2 për të rregulluar një problem serioz me privatësinë.

Bëhet fjalë për pajisjet iPhone 6S dhe 6S Plus. Për shkak të një dobësie në sistem, ju mund të kontrolloni fotot, videot dhe kontaktet ndërkohë që ai është i mbyllur.

Si mund ta bëj unë këtë gjë?

Është mjaft e thjeshtë.

  • Mbani shtypur butonin “Home” të iPhone 6S apo 6S Plus, dhe kur t’ju shfaqet Siri, thoni “Hey Siri, search Twitter”
  • Kur t’ju pyesë se çfarë të kërkojë, thoni një adresë e-mail’i p.sh: “@gmail.com”.
  • Tani Siri do t’ju shfaqë disa tweet-e të cilat përmbajnë një adresë e-mail’i të plotë.
  • Mbani shtypur e-mail’in për pak çaste deri sa t’ju shfaqet një mini-menu, dhe shtypni “Add New Contact”, dhe më pas shtypni kutizën e fotografisë së kontaktit të ri.

Dhe kështu ju do të shihni fotot dhe kontaktet që ndodhen në iPhone pa patur nevojë të shkruani passcode-in e tij.

Nëse keni hasur ndonjë vështirësi gjatë procesit, mund të shikoni videon më poshtë dhe ta provoni përsëri.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.