LG G5, në një test ku gërvishtet, përthehet dhe digjet

Është bërë tashmë trend të vendosësh smartfonat në një seri torturash testuese në momentin e parë që ata dalin në shitje. Nuk ka ndonjë grup të caktuar “torturash” nëpërmjet të cilave duhet të kaloj një telefon por ato më elementarët janë si: hedhja, gërvishtja, djegia dhe zhytja në ujë, duke u treguar kështu blerësve potencial qëndrueshmërinë e pajisjes që ata dëshirojnë të blejnë.

Sot ju kemi sjellë flagshipin më të fundit të LG-së, G5-ën për t’u perball me torturat e pashmnagshme testuese. Në videon që gjbiteam.com ju ka sjellë më poshtë, do vini re flagshipin më të fundit të kompanisë Koreano Jugore, LG Electronics e cila do kaloj nëpërmjet disa sfidave të ndryshme nga Z. Zack Nelson, i njohur më mirë për llogarinë e tij në YouTube, “JerryRigEverything ‘. Disa ditë më parë, po i njëjti person ka ngarkuar një video ku tregon çmontimin e po të njëjtës pajisje, i cili na dha një pamje të qartë sa i përket kualitetit të ndërtimit të telefonit.

Sa i përket torturarve testuese që do shihni në këtë video, ku ngarkuesi i quan ato “si logjike sa i përket qëndrueshmërisë” për mendimin tonë, të tilla proçedurash vështirë se mund të ndodhin gjatë një “përdorimi standart të pajisjes”. Si pjesë e këtyre testimeve “logjike”, ekrani gërvishtet nga një thikë xhepi dhe digjet me një çakmak, por i mbrojtur nga një Gorilla Glass 4 do të thotë se duhen disa përpjekje për të gërvishtur në të vërtetë ekranin, i cili definitivisht është një lajm i mirë. Sa i përket skanerit të shenjave të gishtave në pjesën e pasme të pajisjes, ndërkohë që gërvishtet dhe ç’ngjyroset lehtë, vazhdon të funksionojë pa asnjë problem. Pajisja gjithashtu kalon nëpërmjet një testi në të cilin përthehet, por çuditërisht e kalon me sukses dhe këtë pjesë. Videoja më poshtë është mjaft interesante por fatkeqsisht nuk sjell rastin se çfarë mund të ndodhë nëse e zhysim telefonin në ujë.