“HoPiKo” është Aplikacioni Falas i Javës në App Store

Të Enjten Apple përditësoi promocionin e saj “Aplikacioni Falas i Javës” me lojën “HoPiKo” nga Laser Dog. Kjo do të thotë që deri këtë të Enjte ju do të keni mundësinë t’a shkarkoni këtë lojë interesante falas në App Store për iPhone apo iPad-ët tuaj duke kursyer kështu $2.

“HoPiKo” përshkruhet nga zhvilluesit e saj si një lojë e shpejtë dhe e gjallë ku lojtarit i duhet të kërcejë sa me një platformë në tjetrën,  dhe duke zbuluar kështu nivele të reja dhe të bukura.

screen640x640

Disa shënime nga Editorët e App Store:

Ndërkohë që nuk ka mungesa të platformave 8-bitëshe të hijshme në App Store, HoPiKo thjeshtë ngre nivelin me kualitetin e tij mbresëlënës. Duke përzier bashkë kontrolle të thjeshta, nivele jo shumë të vështira, dhe pikët interesante, kjo lojë argëtuese shkëlqen me kualitet retro. Ndërkohë që vazhdoni rrugën ndërmjet përplasjeve me platformat e lëvizshme dhe duke thyer viruset e mëdhenj e të këqinj ju do të mbusheni me gëzim dhe nostalgji.

screen640x640-6

Lojën “HoPiKo” mund t’a gjeni në App Store falas.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.