Nokia 3310 mund të rikthehet këtë muaj
Cili është telefoni më i mirë që keni përdorur? Për shumicën, përgjigja është Nokia 3310, një telefon pothuajse i pathyeshëm që daton në epokën e smartphone-ve me gati një dekadë.
Lançuar në vitin 2000 nga kompania gjigante Finlandeze, Nokia, 3310 ishte kompakt, i fortë, i besueshëm dhe bateria e tij zgjaste përgjithmonë. Tani, sipas një raporti të besueshëm, Nokia 3310 është i gatshëm për një rikthim triumfues.
Me sa duket HMD Global Oy, prodhuesi Finlandez që bleu të drejtat për të prodhuar telefonat nën markën Nokia nga Microsoft, do të lançojë një “version modern” të 3310 në Kongresin Botëror Mobile në Barcelonë këtë muaj.
Më saktësisht, telefoni do të lançohet me 26 Shkurt, ku dhe HMD ka caktuar një event në Barcelonë, dhe Nokia e re 3310 do të kushtojë vetëm €59 ($ 63). Më shumë se kaq ne nuk dimë asgjë në lidhje me të por patjetër shpresojmë se ky rikthim i 3310 të përfshijë dhe lojën legjendare origjinale, Snake.
HMD do të lançojë disa smartphone të tjerë gjithashtu, Blass pretendon se do të shohim: Nokia 5 dhe Nokia 3. Nokia 5 i cili pritet të vijë me një ekran 5.2-inch do të ketë 2GB RAM dhe një kamerë 12-megapixel, dhe do të shitet për 199 € ($211). Nuk ka detaje në lidhje me Nokia 3 përveç se ajo do të kushtojë 149 € ($ 158), dhe sipas raportit, të dy telefonat do të vijnë me sistem Android 7.
Kompania gjithashtu do të shfaqë dhe Nokia 6, të lançuar tashmë, e cila ka qenë deri më tani në dispozicion vetëm në Kinë.