Opera merr një ofertë blerjeje prej 1,2 miliard dollarësh nga disa shoqëri Kineze
Opera Software, kompania e cila qëndron pas shfletuesit popullor për celularë, ka marrë një ofertë nga disa partnerë të disa kompanive Kineze për 10,5 miliard Korona Norvegjeze (1,2 miliard dollarë). Partnerët konsistojnë nga zhvilluesit e lojrave për celularë “Kunlun” dhe krijuesit e programeve të sigurisë “Qihoo”, të cilat mbështeten nga fondet e investimeve “Golden Brick” dhe “Yonglian”.
Kjo marrëveshje i çel Operas një numër shumë të gjerë të përdoruesve në Kinë, dhe u jep Kunlun dhe Qihoo akses në platformën e reklamave në Opera për celular. Nga Lars Boilesen, CEO i Opera:
Ka një logjikë të fortë strategjike dhe industriale në përvetësimin e Operas nga Shoqëritë. Ne besojmë se shoqëritë, me nivelin e tyre të lartë të eksperitzës dhe pozicionit të fortë të tregut në tregjet në zhvillim, do të ishin zotërues të fortë të Operas. Zotërimi i Operas nga shoqëritë do e përforconte pozicionin e saj, që t’u shërbejë përdoruesve dhe partnerëve të Operas me një inovacion më të lartë, dhe do të përshpejtonin planet tona për rritje dhe zgjerim.
Përveç shfletuesit për celularë të Operas, kompania është zgjeruar në kompresimet e videove me Opera Max, e cila premton të reduktojë përdorimin e të dhënave deri në gjysmë pa e ndikuar kualitetin e videos. Kjo karakteristikë është e mbindërtuar në Opera Mini, dhe Opera është lidhur me Xiaomi për të integruar këtë teknologji në MIUI 7.