Firmat ligjore marrin në konsideratë paditjen e Apple për “Error 53”
Disa firma ligjore po marrin në konsideratë paditjen e Apple pas lajmit se kompania çaktivizon modelet e iPhone 6 nëse ato kishin ndonjë riparim të palës së tretë e cila mund të ndikonte në Touch ID, raporton The Guardian. Polemikat e “Error 53” filluan javën e shkuar ku qarkullonin lajme se disa përdoruesve u ishin çaktivizuar iPhone-t e tyre dhe u kthyen në të papërdorshëm nga një “Error 53” misterioz.
Me sa duket, Apple ka çaktivizuar iPhone-t e klientëve të tyre të cilët kanë kryer një riparim të paautorizuar në pajisjet e tyre. Siç është shpjeguar nëpërmjet një postimi nga iFixit, riparimet e bëra nga servise të palës së tretë me komponentë jo-origjinal nuk mund të kalojnë kontrollin e miratimit të Touch ID sepse këto komponentë nuk sinkronizohen siç duhet.
Sipas një zëdhënësi të Apple, kur pjesët e iPhone-it nuk mund të miratohen siç duhet, sepse riparimet janë bërë në një komponent i cili ndikon në sensorët e Touch ID, mesazhi i gabimit shkaktohet nga përpjekja e qëllimshme për t’a mbajtur Touch ID dhe rrethet në të cilat ruhen skanimet e shenjave të gishtave.
“Ne i ruajmë skanimet e shenjave të gishtave duke përdorur fushë të sigurt, e cila vjen e çiftëzuar me sensorin e Touch ID. Kur iPhone dërgohet në një servis të autorizuar të shërbimeve të Apple apo në dyqanet e Apple për ndryshime të cilat kanë ndikim në sensorin e Touch ID, çiftëzimi është i ri-miratuar. Kjo bën që shërbimet e iOS në lidhje me Touch ID të jenë të sigurta. Pa këtë çiftëzim unik, sensori i Touch ID mund të zëvendësohet nga një tjetër me qëllime të këqija i cili do t’i jepte akses në fushën e sigurtë. Kur iOS e detekton që çiftëzimi nuk u krye, Touch ID, bashkë me Apple Pay është i çaktivizuar kështu që pajisja mbete e sigurt.”
Një avokat Britanik tha për The Guardian se të çaktivizosh iPhone-t mund të shihet si një shkelje e aktit të Krimit të Dëmtimit 1971, i cili mbulon shkatërrimin e pronës, dhe një firmë ligjore me bazë në Seattle, PVCA tha se dëshironte të ngrinte një padi kundra Apple, duke kërkuar që të kontaktonte me një klient të Apple i cili e ka patur këtë problem. PVCA planifikon që të përfaqësojë klientët falas dhe e ka paraqitur këtë çështje në uebsajtin e saj, duke sugjeruar kështu se Apple po shkel ligjin e konsumatorit, duke i shtyrë klientët e saj të kryejnë riparime vetëm në dyqanet e saj.
Ne besojmë se Apple mund të jetë duke i detyruar qëllimisht përdoruesit e produkteve të saj që të përdorin vetëm shërbimin e tyre për riparimin e pajisjeve, të cilat kushtojnë shumë më shumë se sa në dyqanet e riparimit të palës së tretë. Kur ju mund t’a ndërroni ekranin e pajisjes suaj në një servis mes lagjeve për rreth 50-80 dollarë, Apple kërkon 129 dollarë ose më shumë. Këtu ka nxitje nga Apple që detyron përdoruesit të zgjedhin metoda me alternativa të tjera për të riparuar produktet e tyre.
Apple mbase po planifikon të shmang në mënyrë proaktive paditë dhe të qetësojë klientët e saj të zemëruar. GJBITeam ka informacione nga burime zyrtare se dyqanet e Apple kanë marrë një urdhër nga kjo e fundit për të ndërruar ekranet dhe komponentët e tjerë nga palët e treta që të zgjidhë çështjen e gabimit 53. Tarifa standarte për produktet jashtë garancisë është ngarkuar, por ndërrimi i pjesëve jo-origjinale me pjesët origjinale të Apple është i kufizuar vetëm për ata të cilët janë prekur nga ky gabim.
Është ende e paqartë nëse të gjitha dyqanet e Apple janë autorizuar për të riparuar iPhone-t me “Error 53” duke qenë që deklarata e vetme zyrtare e Apple është një masë sigurie e cila kërkon shmangjen e instalimit të sensorëve jo-origjinal të TouchID.