Pesë fakte rreth Dennis Ritchie – Shpikësi i gjuhës ‘C’.

Dennis Ritchie ishte një shkencëtar kompjuterash i mirënjohur amerikan. Ai mbahet mend mirë për krijimin e gjuhës ‘C’ të progamimit kompjuterik dhe me kontributin e tij në zhvillimin e sistemit operativ, UNIX. Këto janë disa fakte rreth tij që do ju frymëzojnë:

KARRIERA DHE EDUKIMI I DENNIS RITCHIE

Dennis Ritchie ka studiuar në Harvard dhe është diplomuar në fizikë dhe në Matematikë e Aplikuar. Ai ka filluar të punojë në laboratorët Bell më 1968. Më vonë ai shkoi të marrë PhD-në e tij nën mbikqyrjen e Patrick C. Fischer. Teza e doktoraturës së tij titullohej: “Struktura e Programit dhe Kompleksiteti Kompjuterik.” Ritchie ishte i njohur mirë në punën e tij, si një figurë kyçe në zhvillimin e sistemit operativ,  UNIX. Ai u bë gjithashtu bashkautor në librin esencial rreth gjuhës C, i titulluar: “Gjuha C e Programimit.”

ÇMIMET QË I JANË DHËNË DENNIS RITCHIE PËR PUNËN E TIJ

Ritchie ka marrë disa çmime përgjatë karrierës së tij. Në vitin 1983, ai ka marrë çmimin Turing për punën e tij në sistemin operativ UNIX. Në 1997-ën, bashkë me kolegun e tij Ken Thompson, u bënë partnerët e Muzeut Historik të Kompjuterave. Në vitin 1999, Thompson dhe Ritchie morën Medaljen Kombëtare në Teknologji dhe në vitin 2011, Ritchie mori çmimin japonez, Informacion dhe Komunikime për punën e tij në gjuhën C.

FËMIJËRIA E DENNIS RITCHIE DHE PRAPASKENAT E FAMILJES SË TIJ

Dennis ka lindur në Bronxville, New York. Babai i tij, Alistair E. Ritchie, ishte një shkencëtar në Laboratorët Bells. Kur ishte fëmijë, familja e tij u zhvendos në Summit, New Jersey aty ku dhe frekuentoi shkollën e mesme Summit. Ritchie ishte i magjepsur pas kompjuterave UNIVAC të Harvard-it dhe shpenzoi shumë nga koha e tij e lirë për të mësuar më shumë rreth arkitekturës së kompjuterave. Ai zhvilloi në mënyrë specifike një interes se si ishin programuar kompjuterat.

LIBRAT E DENNIS RITCHIE QË KANË LËNË SHENJË

Shtojmë se përveç se ishte një zhvillues i kualifikuar softueri, Dennis Ritchie ka qenë gjithashtu autor i dy librave të mirënjohur. I pari ishte “Manuali i Programuesit të Unix” e që u botua për herë të parë në vitin 1971. Libri i tij i dytë në të cilin ka qenë bashkautor, ishte: “Gjuha C e programimit.” U botua për herë të parë në vitin dhe që u konsiderua si De Facto-ja standarte e gjuhës.

VDEKJA DHE TRASHËGIMIA E DENNIS RITCHIE

Ritchie u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në tetor 2011 pas një beteje të gjatë me kancerin në prostatë dhe sëmundjes së zemrës. Ai jetoi një jetë kyç tepër të shkurtër, sipas familjes së tij. Pavarësisht natyrës së tij të mbyllur, ai shihej si një vizionar dhe figurë kyçe në historinë e informatikës. Ritchie tha se nuk priste kurrë që gjuha C e programimit të ishte kaq e rëndësishme sa ç’ka qenë. Një nga kolegët e tij, Brian Kernighan tha se puna e Ritchie shtroi projektet me profile të larta, siç është iPhone.

Me punën e tij në programimin e gjuhës C, Dennis Ritchie ishte nismëtar në fushën e shkencës kompjuterike. Puna e tij kishte një ndikim të gjerë në implikimin e historisë së informatikës dhe zhvillimit të softuerëve në ditët e sotme. Gjuha C e programimit ishte paraardhësja e shumë teknologjive të sotme të mirënjohura. Ritchie ishte një njeri i qetë dhe i thjeshtë dhe me një etikë pune të mrekullueshme. Etika e punës së tij e çoi atë në shpikjen e C-së dhe u sigurua që të mbetej një figurë kyç në historinë e informatikës.