Telefonat e vjetër do hiqen nga Google Play

Pajisjet Android kanë qenë pranë nesh për disa vite me rradhë. Ata që kanë përdorur pajisje me sistem operimi Android padyshim që mund të kenë pasur një numër telefonash apo tablet-ësh në të cilët kanë lidhur llogarinë e tyre Google. Këto pajisje regjistrohen tek seksioni ‘My Devices’ në Google Play dhe megjithëse kanë ngelur aty që nga fillimi, me sa duket tashmë ato kanë filluar të hiqen.

Sigurisht jo të gjitha pajisjet, por vetëm ato të vjetrat, pra të papërdorura. Nëse nuk e keni vizituar ndonjëherë Google Play në web, lista tek My Devices nuk ka shumë rëndësi për ju. Për të gjithë që vizitojn shpesh sajtin, të shohësh seksionin e My Devices plotë me telefona dhe tablet-a të cilat ju nuk i përdorni më mund të jetë pak e mërzitshme. Kjo gjë bëhet akoma dhe më e mërzitshme kur ju shkarkoni shpesh aplikacione dhe lojra nga Google Play në web, kjo për arsye se lista ku ju zgjidhni pajisjen për të instaluar aplikacionin apo lojën do ju shfaq çdo pajisje që ka qenë e lidhur me llogarinë tuaj Google.

Jo se nuk mund t’i hiqni këto pajisje nga lista e My Devices që janë në dispozicion për instalim, por kjo nuk do ishte e nevojshme nëse pajisjet nuk do ishin më aty.

Ju kujtojmë që ky proçes sapo filluar dhe mund të mos ketë efekt të menjëhershëm në llogarinë tuaj, do të duhet pak kohë para se shumica e përdoruesve Android të vërejn që seksioni My Devices është shkurtuar.