Qualcomm debuton me Snapdragon 835 dhe Quick Charge 4 për vitin 2017
Qualcomm ka lançuar dy produkte të reja për pajisjet e ardhshme.
Snapdragon 835, një procesor të ri flagship, dhe Quick Charge 4, një teknologji e re karikimi, të cilat janë planifikuar të lëshohen për vitin e ardhshëm.
Përmes një bashkëpunimi me Samsung, Qualcomm është duke zvogëluar madhësinë e procesorëve të tij në më pak se 10 nanometër (nm). Megjithatë, Snapdragon 835 nuk do të sakrifikojë fuqinë, thjesht do ketë një dizajn më efikas. Dallimi në mes të Snapdragon 821 dhe Snapdragon 835 nuk dihet ende, por një informacion të tillë Qualcomm pritet ta vëj në dispozicion në muajt e ardhshëm, ndoshta tek MWC 2017 në Shkurt.
Megjithëse nuk ka shumë informacion në lidhje me Snapdragon 835, kompania është shprehur pak se çfarë do presim nga Quick Charge 4.
Çfarë është Quick Charge 4? Efikasitet, dhe temperaturë. Qualcomm thotë se, në krahasim me Quick Charge 3.0, teknologjia e re është 20% më e shpejtë ndërkohë që karikon në një tepmeraturë 5°C më të ulët.
Me Quick Charge 4, një bateri 2750mAh mund të marrë 5 orë bateri ne vetëm 5 minuta karikim. Po e njëjta madhësi baterie mund të karikohet deri në 50% në 15 minuta.
Qualcomm pret që pajisjet e përshtatshme me të do të lançohen në gjysmën e parë të vitit 2017; për këtë arsye, ka një mundësi e fortë, veçanërisht për shkak të bashkëpunimit në procesor, që Samsung Galaxy S8 do jetë një nga telefonat e para që do funksionojë me Snapdragon 835.