Aplikacioni falas i javës nga Apple: “Over” për iPhone dhe iPad (Vlera: $4)

Apple përditësoi të Enjten promocionin e saj “Aplikacioni i javës” me një apliakcion të ri të quajtur “Over”. Kjo do të thotë që tani e deri të Enjten e ardhshme, ju do të mund të shkarkoni aplikacionin më të njohur të tipografisë dhe dizajnit falas për iPhone dhe iPad—duke kursyer kështu $4.

Për ata të cilët nuk e kanë përdorur më parë këtë aplikacion, Over të lejon të rregulloni fotot e juaja me një gamë të gjerë mjetesh, duke përfshirë këtu: më shumë se 300 font-e, 800+ ilustrime etj. Madje edhe ndërfaqja e këtij aplikacioni është e punuar aq mirë, sa që ju mund ti përdorni të gjitha këto karakteristika me një frymë.

Shënime nga editori i App Store:

Ky aplikacion me një dizajn miqësor me përdoruesin e bën qejf editimin e fotove në arte grafike të bukura. Me “Over” ju do t’i shtoni fotove të tuaja stilime tekstesh, formash, imazhe të vogla, dhe të gjitha këto në një interfaqe të fuqishme të cilën mund ta kontrolloni me një gisht. Mjafton të prekni për të zgjedhur elementët, dhe më pas tërhiqni për të ndryshuar ngjyrat, shkrimin, hapësirat dhe objektet e tjerë për një imazh perfekt. Over është gjithashtu fleksibël, duke ju lënë ju t’i rregulloni mjetet dhe karakteristikat sipas dëshirës suaj.

Ja edhe disa screenshot-e të tjera të aplikacionit:

 

Ju mund t’a shkarkoni atë falas për iPhone dhe iPad në App Store: [button link=”https://itunes.apple.com/us/app/over-creative-typography-graphic/id535811906″ icon=”adn”]Over — Creative Typography, Graphic Design & Photo Editing[/button]

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.