Keni RAM të keq? Ja se si mund ta kuptoni
Nëse kompjuteri juaj ngrin shpesh, ristartohet, ose sjell një BSOD (Blue Screen Of Death), një RAM i keq mund të jetë problemi. Fajle të korruptuara mund të jetë një tjetër shenjë e një RAM-i të keq, sidomos kur korruptimi ndodh tek ato fajle që keni përdorur së fundmi. Një tjetër simptomë e mundshme për të kuptuar se kur keni të bëni me një RAM të keq, është kur: kompjuteri juaj ngadalësohet në mënyrë të konsiderueshme ndërkohë që ju e përdorni atë, por duket më shumë energjik pas një ristarti.
Por kjo nuk do të thotë që duhet të zëvendësoni të gjitha RAM-ët tuaj. Fillimisht do ju duhet t’i diagnostikoni ato. Në këtë mënyrë, ju do të kuptoni se cili RAM (nëse ka ndonjë) është i keq.
Windows vjen me mjetin e tij të diagnostikimit sa i përket memories RAM. Për të gjetur këtë mjet klikoni në Start dhe tek Search (nëse jeni në Windows 7 ose tek shiriti i kërkimit tek Cortana në Windows 10) kërkoni për Windows Memory Diagnostic.
Mbasi t’ju shfaqet dritarja që shihni poshtë në foto, klikoni Restart now and check for problems.
Windows do të fiket, dhe kompjuteri juaj do të ristartohet në programin e diagnostikmit të memories. Nuk duhet të bëni asgjë në këtë rast, thjesht prisni. Kur të mbarojë proçesi i cili merr vetëm disa minuta kohë, do të ristartohet përsëri në Windows.
Tani vjen pjesa më e vështirë.
Kërkoni për event dhe zgjidhni Event Viewer.
Tek paneli i majtë i Event Viewer, hapni Windows Logs dhe klikoni System. Më pas klikoni me të djathtën tek System (po, ju duhet t’a klikoni njëherë me të majtën dhe më pas t’a klikoni me të djathtën) dhe zgjidhni Filter current log.
Kjo sjell një kuti dialoguese të re. Uluni poshtë tek menuja Event source. Është shumë e gjatë, kështu që do ju duhet të uleni shumë poshtë për të gjetur dhe selektuar MemoryDiagnostics-Results. Klikoni OK dhe mbyllni kutinë dialoguese.
Tek Event Viewer, i vini re listimet tek paneli i mesit, me shumë mundësi do jenë vetëm dy ose asnjë, edhe pse mesazhi lartë thotë që janë me mijëra.
Klikoni dy herë tek secili prej tyre për të marrë informacion.
Nëse shihni që ju thotë se ju keni probleme me RAM (unë siç shihet, jo) hiqni RAM-ët dhe provoni vendosini një nga një. Më pas ristartoni PC-në dhe përsërisni testimin deri në momentin kur të siguroheni që një nga RAM-ët ka nevojë për zëvendësim.