Njihuni me smartfonin më të lirë në botë me Marshmallow

Kompania InFocus me bazë në SHBA ka sjell së fundmi një produkt, për të cilin pretendojm se është smartfoni më i lirë në botë me sistem Android Marshmallow.

Mënyra më e mirë për të përshkruar Bingo 10 me një fjalë, është funksional. Pjesa e përparme e pajisjes paketon një ekran 4.5-inch, me rezolucion 854 x 480p si dhe një kamer 5 megapiksel. Mbrapa, gjithashtu do të gjeni një kamer të mirë 5MP, me një modul LED flash të ulur pranë dy kamerave. Kjo është diçka që nuk mund të thuhet për shumë smartfonë flagship, e lëre më për ndonjë smartfon buxhetor, kështu që është diçka pozitive për Bingo 10.

Infocus Bingo 10

Brenda tij do zbuloni një proçesor 1.3GHz quad-core MediaTek MT6580M i cili vjen së bashku me 1GB RAM. 8GB hapësirë është e gjitha çfarë ju do merrni, megjithatë karta Micro SD ju lejon t’a zgjeroni atë deri në 32GB. Për të mbajtur këtë pajisje ndezur brenda ndodhet një bateri 2,000mAh, e cila duket mjaft e vogël sa i përket standardeve të sotme.

Bingo 10 vjen me sistemin më të fundit Android Marshmallow dhe do kushtojë 65$. Sipas gjbiteam.com Bingo 10 është smartfoni më i lirë në botë që vjen me sistemin më të fundit Android Marshmallow. Megjithëse duhet pranuar që kundërshtari i tij më i madh Freedom 251 kushton 60$ më pak por që shumë deri tani vëjnë në pikëpyetje legjitimitetin e tij.