fbpx

Apple lëshon versionin e fundit të iOS 9

Pas shumë kohësh testime, më në fund Apple lëshoi versionin e fundit të sistemit i cili do të përmbyllë sagën e iOS 9. Bëhet fjalë për iOS 9.3.3.

Në shënimet e përditësimit nuk shkruhet gjë tjetër veçse “rregullime gabimesh e përmirësime”, por duket se ky përditësim bën më tepër se aq. (Tani edhe Apple po bëhet si ato zhvilluesit e ligë që edhe pse mund ta kenë ndryshuar rrënjësisht aplikacionin, tek changelog shkruajnë vetëm “bug fixes”.) Ndryshe nga paraardhësi i tij, iOS 9.3.2 ku pati një sërë  ndryshimesh të listuara në changelog.

Përveç se e përshpejton pajisjen dhe rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë (gjë e cila ndodh në ditët e para të çdo përditësimi të iOS), ka pasur disa ndryshime edhe në dizajnin grafik të sistemit, ku mund të vëreni që shkrimi është holluar disi. Por disa përdorues kanë raportuar disa probleme me iBooks në iPad, kështu që nëse iBooks është një aplikacion që ju e përdorni, atëherë ju duhet të prisni pak kohë seri sa të stabilizohen gjërat.

iOS 9.3.3 mund tas shkarkoni direkt nga iPajisja juaj nëse kjo e fundit është e lidhur me WiFi dhe keni +50% bateri, ose nëpërmjet iTunes.

Tani përditësimi i radhës i iOS do të jetë iOS 10 i cili pritet të lëshohet falas për të gjithë përdoruesit menjëherë pas prezantimit të iPhone 7 në Shtator të këtij viti.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.