KickassTorrents është offline, arrestohet krijuesi i tij
Nëse jeni një përdorues i KickassTorrent, do ju duhet të gjeni një faqe tjetër torrenti. Krijuesi i tij është arrestuar dhe faqja tashmë është offline.
SHBA ka arrestuar 30 vjeçarin Artem Vaulin, me akuzën e shkeljes së të drejtës së autorit, dhe konspiracion për pastrim parash.
Vaulin besohet të jetë themeluesi i faqes së torrentit, e cila për herë të parë u shfaq online në vitin 2008. Ai u arrestua dhe u akuzua nga Shtetet e Bashkuara për shkak të një serveri të KickassTorrents me bazë në Çikago.
KickassTorrents ishte më popullor se ThePirateBay, por gjithashtu qe në gjendje t’i shmangej shtypit deri më sot.
E vemtja gjë që mund t’ju themi tani për tani është që të mos prisni që KickassTorrents të kthehet online.