Samsung sjell proçesorin Exynos 7 Octa 7870 tek smarftonët e rangut mesatar

Samsung ka njoftuar se është duke sjellë çipet e tij Exynos 14nm për smartfonët e rangut mesatar. Këto janë çipe të vegjël të cilët janë efikas dhe shumë të fuqishëm. Deri më tani, Samsung ka vendosur procesorët 14nm FinFET tek smartfonët më të shtrenjtë dhe kjo mesa duket pritet të ndryshojë.

Exynos 7 Octa 7870 vjen me tetë core 1.6GHz, si dhe një modem LTE. Me këtë dizajn 14nm, Samsung thotë se do të ofrojë fuqi të mjaftueshme për të luajtur video Full HD 1080p 60fps si dhe do ofrojë mbështetje për dy kamera 16 megapiksel. Exynos 7 Octa 7870 do të futet për prodhim në muajt e ardhshëm, kështu që ka mundësi t’a shohim tek smartfonët e rangut mesatar nga 3-mujori i fundit i vitit 2016.