Ripërditësimi i iOS 9.2.1 rregullon problemin me Error 53

Në fillim të këtij muaji gjbiteam.com raportoj se disa përdorues të cilët kanë dërguar telefonin e tyre për riparim tek teknikë të palës së tretë kanë vënë re një gabim misterioz, “error 53”, i cili bllokonte iPhone-t e tyre përgjithmonë në momentin kur përditësonin sistemin e tyre në iOS-in e fundit. Kjo për shkak se ndonjëherë këto dyqane zëvendësonin lidhësin në mes sensorit të Touch ID dhe butonit Home në iPhone.

Ndërsa trajtohej si një tipar sigurie, e cila është e kuptueshme, përdoruesit nuk ishin dhe shumë të lumtur me të (e cila gjithashtu rezultoi në një padi) por lajm i mirë është se Apple ka vendosur për të ndërhyrë. Kompania së fundmi ripërditësoi versionin 9.2.1 të iOS i cili rregullon problemin që bllokonte iPhone-t si rezultat i Error 53.

Për të kthyer në jetë iPhone-in e bllokuar do ju duhet t’a lidhni atë me një kompjuter i cili ka të instaluar iTunes. Vendosni telefonin në Recovery Mode dhe bëni restore në sistemin e fundit të iOS 9.2.1. iPhone menjëherë do kthehet në gjendjen fillestare të tij.

Duhet të theksojm se pas kthimit të telefonit tuaj në gjendjen fillestare, Touch ID nuk do të funksionojë. Siç u vu në dukje dhe nga gjbiteam.com, teknikë të palës së tretë mund edhe të kenë riparuar telefonin tuaj në mënyrë që të përftojn akses të paautorizuar në pajisjen tuaj. E vetmja rrugë për të marrë përsëri funksionalitetin e Touch ID është duke e rregulluar apo zëvendësuar atë tek një dyqan i autorizuar nga Apple.