Seagate sjell HDD-në më të hollë në botë

Kompania Seagate njoftoi së fundmi se ajo ka filluar shitjet e hard driver-it më të hollë dhe më të shpejtë në botë, Seagate Mobile HDD.

Ky hard drive ka një kapacitet prej 2TB, dhe është i hollë 7mm. Peshon më pak se 90 gram, dhe është 25 për qind më i lehtë se brezi i mëparshëm i hard driver-ëve Mobile.

Duke ndërtuar një hard drive kaq të vogël në madhësi, Seagate shpreson se prodhuesit e laptop-ëve do t’a zgjedhin atë për arsye se do krijojë goxha hapësirë ​​të vlefshme duke ju dhënë mundësinë këtyre të fundit të vlerësojn komponentet e tjerë, si p.sh. një bateri më të madhe ose më shumë memorie RAM. Ose thjesht duke sjellë një laptop të vogël.

Mobile HDD

Matt Rutledge, zëvendës presidenti i Seagate u shpreh se: “Laptopët sot duhet të plotësojnë kërkesat e konsumatorëve duke ju ofruar shpejtësi dhe nga njëra anë kapacitet më të lartë magazinimi, ndërkohë pa lënë mënjanë dizajnin. Me ardhjen e Mobile HDD nga Seagate, prodhuesit e laptopëve nuk kanë më nevojë për të bërë kompromise në mes të këtyre tipareve. “