Samsung tërheq Galaxy Note 7 nga tregjet, shkak shpërthimet e baterisë

Kanë kaluar vetëm disa javë nga prezantimi i Galaxy Note 7, por disa raportime pretendojnë se kompania po i ndalon për pak kohë shpërndarjet e pajisjeve nëpër tregje. Pse? Gjatë ditëve të shkuara kemi parë shumë raportime nga përdoruesit për shpërthimet e baterisë së pajisjes gjatë karikimit, kështu që Samsung po i pezullon shitjet e pajisjes për shkak të shkaqeve të sigurisë për klientët e tij.

Shkaku ekzakt i këtyre shpërthimeve është ende i paqartë, por padyshim ngre një shqetësim të madh për përdoruesit që tashmë e kanë blerë një pajisje të tillë. Javën e shkuar, një përdorues raportoi se pajisja e tij u përfshi nga flakët teksa karikohej, dhe vetëm mbrëmjen e shkuar pati një problem të ngjashëm me pajisjen e tij, por jo kaq tragjik. Të dy këto incidente kanë diçka të përbashkët, me sa duket të dy përdoruesit po përdornin një konvertues microUSB në USB-C gjatë karikimit, megjithatë, ende nuk e dimë nëse ishte adaptori zyrtar i Samsung që mund të gjendet në kutinë e pajisjes, apo një adaptor i palës së tretë. Siç duket në një prej imazheve, nuk ka shumë mundësi që në këtë ngjarje të ketë qenë i përfshirë adaptori zyrtar.

Pasi këto raportime, dhe incidente të tjera të ngjashme u publikuan në internet, dyshohet se Samsung e ka pezulluar shpërndarjen e Galaxy Note 7. Është ende e paqartë nëse shpërndarjet janë ndaluar vetëm në Kore, por duke pasur parasysh faktin se raportime të ngjashme janë parë edhe në vende të tjera, do të ishte mirë që Samsung ta pezullonte shpërndarjen e pajisjeve në të gjithë botën, derisa të zbulohet shkaku i këtyre incidenteve.

Galaxy Note 7 explosion

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.