Përditësimi i Chrome për Windows vjen me një dizajn të ri dhe përmirësime në bateri
Në muajt e fundit, Microsoft e ka sulmuar Chrome vazhdimisht për performancën e dobët të baterisë, por Google po fillon të kundërpërgjigjet me disa përditësime për shfletuesin tuaj të preferuar.
Këtë javë është lëshuar versioni stabël i Chrome 53, dhe ky i fundit vjen me përmirësime në konsumin e CPU-së dhe GPU-së për luajtjet e videove, bashkë me përmirësimet të performancës dhe energjisë në përgjithësi. Këto do ti vërejmë në testimet që do t’i bëjmë baterive së shpejti, por është me të vërtetë inkurajuese që më në fund po shohim Google të kryejë disa përpjekje për të përmirësuar konsumimin e baterisë së laptopit.
Përveç përmirësimeve të baterisë, ky përditësim i fundit i Chrome sjell gjithashtu përmirësime në HiDPI (ekrane me numër të madh pikselësh për inç, ose siç Apple i quan “Retina Displays”), së bashku me disa ndryshime në “Dizajnin Material”. Ju do t’i vini re kartelat, ikonografinë, navigacionin, dhe ndërfaqja në përgjithësi duket “e rrafshët”.
Google ka aktivizuar gjithashtu edhe një dizajn të errët për gjendjen inkonjito, dhe mbështetje për emoji-t për përdoruesit e Windows 10. Nëse aplikacioni juaj i Chrome nuk është përditësuar automatikisht, ju mund ta përditësoni atë manualisht duke shkuar tek seksioni Help > About dhe klikoni “Check for update”.
Gjithashtu, nëse keni dëshirë, mund t’u hidhni një sy artikujve tanë të mëparshëm për rregullimin e “Crash”-eve, 5 shtojcave për një shfletim më të shpejtë apo këshillave për të zvogëluar konsumin e CPU-së.