fbpx

Më shumë funksione të Xposed Framework

Xposed Framework të aktivizon të gjitha llojet e modifikimeve si dhe lejon përdoruesit e Android që të shtojnë apo zmadhojnë pamje në pajisjen e tyre pa pasur nevojë të prekin skedaret apo APK-të e sistemit. Ajo përdor një modul që ndërvepron në memorie. Prandaj ndryshimet mund të hiqen lehtësisht thjesht duke ç’aktivizuar modulet dhe bëhet ristartimi. Jo më flashime të ROM-it thjesht për të marrë një veçori të re.

Wanam Kit modifikon Android-in tënd 4.4. me veçori për shiritin e statusit (status bar), për tingujt, për kyçjen e ekranit, për sistemin, telefonin, sigurinë dhe më shumë.

wanam-kit

BootManager. Zgjidh aplikacionin që nuk dëshiron që të mos ndërveprojë më në sfod sa herë që telefoni ndizet duke përdorur BootManager. Kjo do të ndihmojë në ndezjen më të shpejtë të telefonit.

bootmanager

XuiMod, një përmbledhje e veçorish, të huazuara nga ROM-e të tjerë e të paketuara në një modul të vetëm.

xuimod

Phab7 No-Reboot UI Switcher. Ktheje UI-në e Android-it në një modalitet telefoni, Phableti apo tableti pa qenë nevoja për ristartim. Gjithashtu përfshihet opsioni i rregullimit të ekranit në shfaqjen e tij në një modalitet telefoni apo tableti.

phab7

DynamicNotifications. Ndez ekranin e telefonit me fshehtësi për të shfaqur njoftime pa qenë nevoja që t’a ç’kyçni ekranin.

dynamicnotifications

Keepchat. Ruan automatikisht imazhin e Snapchat në momentin që imazhi hapet.

keepchat

X Messenger Privacy Premium me pagesë nga PlayStore dhe falas nga faqe mirror, të jep mundësinë të bësh modifikime në programin Messenger. Ka veçori mjaft të mira si: bllokimi i tre pikave që shfaqen kur je duke shkruar, fshehja e butonit like në bisedë dhe në njoftimet zgjeruara, fshehja e njoftimit “seen”, klikimi dy herë në kokën e mesazhit për ta shënjuar  atë si të pa lexuar, etj.

X Messenger Privacy

Android Phone Vibrator. Kjo bën të mundur që telefoni yt Android të dridhet sa herë që lidhet apo shkëputet një telefonatë.

android-phone-vibrator

XBlast Tools ka një varietet të stërmadh veçorish që ti të modifikosh pajisjen tënde Android në çdo lloj mënyre të duash. Ndërfaqja e paketuar e përdoruesit u lejon përdoruesve të aplikojnë ndryshime shpejt e shpejt.

xblast-tools

Tinted Status Bar. Ndrysho ngjyrën e shiritit të statusit në mënyrë që ti përshtatet aplikacionit aktual aktiv. Mund edhe të ndryshohet manualisht.

tinted-status-bar

App Settings. Ky modul të lejon të ndryshosh rregullimet e përgjithshme për çdo aplikacion siç është DPI-ja, rrotullimi, sjellja e aplikacionit, ekrani i plotë etj.

app-settings

Maximize Widgets on Lockscreen. Zgjero uitxhetet e ekranit të kyçur kur ekrani ndizet për t’u hedhur një sy të shpejtë njoftimeve.

maximize-widget-on-lockscreen

MultiZone Clock shfaq 2 orë me zona kohore të ndryshme në të djathtë të shiritit të statusit.

multi-clock

Instagram Downloader shton veçori shkarkuese në aplikacionin zyrtar të Instagram për të shkarkuar foto dhe video të Instagram.

instagram-downloader

Youtube AdAway. Hiq reklamat e YouTube nga aplikacioni zyrtar i YouTube.

youtubeadaway

Network Speed indicator shfaq shpejtësinë e shkarkimit në shiritin e statusit sa herë që pajisja konsumon internet.

network-speed-indicator

All Notification Expanded zgjeron automatikisht të gjitha njoftimet për pajisjet që zotërojnë Android 4.1 apo më sipër.

all-notification-expanded

A përdorni ndonjë nga këto module? Na tregoni eksperiencën tuaj!