Si është të jetosh me një telefon Android $20
Shumica e telefonave Android janë tepër të lirë dhe të krijuar nga kompani pa emër. Përdoruesi i YouTube, Austin Evans, i cili merret me inspektimin e pajisjeve të ndryshme elektronike, së fundmi ka publikuar një video duke na treguar se si është të jetosh me një telefon Android 20 dollarësh të quajtur Alcatel Pixi Glitz. Ndërkohë që ai personalisht nuk mund t’a përdorte si pajisjen e tij primare, ai tha se për 20 $ kjo është një pajisje “shumë solide”.
Para së gjithash, le të jemi të qartë se ky telefon nuk ofron aspak atë përvojën që ju merrni nga një telefon modern flaship. Kamera është katastrofë, touchscreen është i vogël vetëm 3.4 inç, ka një rezolucion prej 320 x 480 pixels, dhe është e ndërtuar e gjitha prej plastike.
Por është thjesht $ 20! Dhe ajo çfarë thotë Evans është se nuk të jep atë ndjesinë “e një telefoni të lirë”.” Gjithashtu ka vjen me lidhje Wi-Fi dhe LTE, kështu që të paktën të dhënat tuaja do të ngarkohen shpejt kur të lundroni në internet.
Problemi më i madh me këtë pajisje vjen kur përpiqeni të jetoni me të çdo ditë. Mund të jetë në gjendje të përballoj aplikacione të thjeshta si Twitter mjaft mirë, por pajisja nuk është shumë e shpejtë dhe pas një kohe do të filloj të “trashet”.
Evans thotë që: “Për 20 $ nuk pres shumë … fakti se ai ka një touchscreen dhe funksionon me Android, për 20 $ është shumë solid.”