Shikoni videot e fundit të Apple

Nëse e keni humbur eventin e veçantë që mbajti dje Apple, vizitoni kategorinë tonë të Lajmeve në të cilën do gjeni të përmbledhur gjithçka që u zhvillua dje në këtë event.

Më poshtë ju kemi listuar gjithë videot e produkteve të reja që prezantoi dje Apple. Këto përfshijnë video promocionale të  iPad Pro të ri 9.7-inç, një video të veçantë “40 years in 40 seconds” e cila shënon përvjetorin e 40-të të Apple më 1 Prill, dhe një tjetër video ku paraqitet roboti Liam, i cili është një robot që ndihmon në riciklimin e iPhone-ve të Apple.

40 Years in 40 Seconds

Apple mbush 40. Duke festuar kështu katër dekada idesh, inovacion, dhe kulturë.

https://youtube.com/watch?v=mtY0K2fiFOA

Liam – An Innovation Story

Inovacion i vërtetë do të thotë duke marrë parasysh se çfarë ndodh me një produkt në çdo fazë të ciklit të jetës së tij. Liam ç’monton iPhone-in tuaj kur ai nuk është më funksional, kështu që materialet brenda tij riciklohen.

ResearchKit — Empowering doctors, researchers, and now you

ResearchKit është një softuer me burim të hapur i cili po ndihmon studiuesit dhe mjekët të prodhojn dhe zbulojn njohuri me një ritëm dhe në një shkallë që nuk është parë kurrë më parë. Shihni se si ky sukses ka frymëzuar mënyra të reja për të kuptuar dhe menaxhuar gjendjen tonë shëndetësore.

The new iPad Pro

Me çipin e tij të fuqishëm A9X, ekranin True Tone, dhe një kamer iSight 12-megapiksel, iPad Pro i ri 9.7-inch sjellë një performancë të pabesueshme, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të bejnë gjëra të mahnitshme.