Si të kuptoni që fjalëkalimi juaj është hakuar.
Fatkeqësisht, pirateria është bërë një gjë e zakonshme në interne dhe një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni, është të mendoni se kjo gjë mund tu ndodhë vetëm të tjerëve. Nëse ju s’bëni asgjë, s’do të keni asnjëherë probleme. Për fat të keq, nuk është dhe kaq e thjeshtë. Pra, si ta dimë nëse llogaria juaj është hakuar?
Jo, nuk u ndodh vetëm të tjerëve. Kjo gjë zë vend nga fati i keq dhe papritur, ju jeni një nga ata që nuk duhej t’i ndodhte kjo. Në një farë mënyre, të gjithë (ose, pak a shumë të gjithë) ka gjasa të hakohen. Edhe ata gjigandët në internet mund të hakohen, si Apple apo Yahoo. Por, doni të dini nëse ju jeni hakuar? Po fillojmë me ca gjëra elementare:
Kontrolloni nëse keni aktivizuar sigurinë maksimale
Nëse nuk keni fat, shërbimi të cilin ju përdorni mund të jetë hakuar dhe në këtë mënyrë, hakuesi do kishte akses në bazën e të dhënave të shërbimit. Administruesit e shërbimit mund t’ju kontaktojnë dhe t’ju shpjegojnë situatën dhe nëse ju jeni në një media sociale, gjithsesi do t’ju zbulonin menjëherë. Nëse objektivi nuk është një shërbim biznesi, gjëra të tilla më shumë varen nga ju. I keni aktivizuar të gjitha shërbimet e sigurisë? Për shembull, disa shërbime përdorin sistemin e verifikimit me 2 hapa. Me aktivizimin e kësaj veçorie, gjasat që ju të jeni hakuar janë zvogëluar edhe nqs kjo do ndodhte, ju do njoftoheshit. Për shembull, Google, Facebook dhe Dropbox etj., do ju dërgonin një mesazh që do ju tregonte se dikush është përpjekur të futej në llogarinë tuaj nga një pajisje e re.
Kontrolloni sa të sigurt e keni fjalëkalimin…
Sigurisht, jo të gjitha faqet e internetit ofrojnë një gamë të gjërë për opsionet e sigurisë. Prandaj ju duhet të mendoheni gjatë në elementin kryesor të fshehtësisë: fjalëkalimi. Nëse shërbimi është i hakuar, cilësia e fjalëkalit tuaj nuk është se do bënte ndonjë ndryshim kushedi por nëse sulmoheni ju personalisht, do ishte mirë që të zgjidhni një fjalëkalim të sigurt. Atëherë, si ta dallojmë që fjalëkalimi juaj është mjaftueshëm i sigurt?! Me siguri keni dëgjuar sa këtu-atje, lart e poshtë që një fjalëkalim i sigurt duhet të ketë një perzierje numrash, gërmash dhe ndonjëherë edhe karaktere të veçanta. Problemi është se dhe makineritë që përpiqen të zbulojnë fjalëkalimin tuaj, janë në dijeni për këtë gjë kështu që, krijimi i një përzierjeje me këto karaktere, nuk po e bën llogarinë tuaj të pamundur për tu hakuar, thjesht po e bëni më të vështire sepse ato makineri kanë për të testuar një numër më të madh kombinimesh që përfshijnë numra dhe karaktere të veçanta. Bill Burr, krijuesi i standarteve të fjalëkalimeve të sigurta, e ka shpjeguar këtë problem. Shkurtimisht, ai thotë se për të qenë të sigurt, ju duhet të krijoni një fjalëkalim kreativ dhe të jeni të sigurt që nuk përbëhet vetëm nga një fjalë e vetme. Nëse fjalëkalimi juaj është “Fjalëkalimi123”, merreni në konsideratë ta bëni më të komplikuar.
Këto dy këshilla mund t’ju japin një ide të situatës për sigurinë e llogarisë suaj por ju nuk e kuptoni nëse jeni hakuar. Pra si mund të siguroheni?
Shikoni shenjat
Teorikisht, llogaria juaj mund të jetë hakuar edhe pa e kuptuar ju. Praktikisht, është më pak e dukshme sepse nëse dikush i është ngjitur aq shumë detajeve së llogarisë suaj, po planifikon të bëjë diçka me të. Ose do e përdorin llogarinë tuaj direkte ose të ndryshojnë fjalëkalimin tuaj, të blejë gjëra nga llogaria juaj ose të dërgojë email-e spam tek kontaktet tuaja apo ta përdorë tërthorazi për të “gllabëruar” informacionin që gjejnë në llogarinë tuaj. Në këtë mënyrë ata mund të përdorin ose shesin të dhënat tuaja personale etj..
Kur pirateria bëhet përditë në një shkallë tej mase të madhe, ju mund të kontrolloni nëse jeni hakuar apo jo. Një ekspert sigurie ka krijuar një listë me të gjitha viktimat pas të ashtuquajturve sulme dhe i lejon përdoruesit të kontrollojnë nëse llogaria tyre është hakuar ose jo. Faqja e internetit quhet Have I been pwned? Juve ju duhet thjesht të shtypni adresën tuaj të emailit dhe faqja do ju tregojë nëse dikush e di apo jo fjalëkalimin tuaj. Gjithashtu ju mund të shtypni fjalëkalimin tuaj aty dhe faqja ju tregon nëse është prekur apo jo. Tek të dyja rastet, kjo bazë të dhënash është e madhe (me mbi 300 milion fjalëkalime) duke qenë se mbledh llogari nga LinkedIn, VK, MySpace, Badoo, Dropbox dhe shumë më shumë. /Informatriks.com