SSD-ja më i madh në botë, 13TB
Qe një kohë kur një nga çështjet me SSD-të ishte kapaciteti, por që sigurisht kjo çështje nuk ekziston më.
SSD-ja më e fundit nga Fixstars, SSD-13000M është një drive me kapacitet 13TB dhe vetëm 2.5-inch i trashë , duke e bërë atë SSD-në më të madh në botë në kohën e shkrimit të këtij artikulli. Fixstars gjithashtu lançoi dhe një model 10TB së bashku me këtë në krah.
Sa i përket kapacitetit, për të dhënë një perspektivë, në qoftë se ju doni të ruani 13TB në DVD standarde, do ju duhen rreth 2.800 disqe! – të dy SSD-të ofrojnë shpejtësi leximi deri në 540MB/s dhe shkrimi deri në 520MB/s.
Satoshi Miki, CEO i Fixstars, komentoi: “Seria e SSD-ve Fixstars konsiderohen shumë për besueshmërinë e tyre të veçantë sa i përket performancës së lexim/shkrimit që zgjat me kalimin e kohës.”
SSD ofron një sistem kontrolliimi të temperaturës për të minimizuar çdo rrezik dëmtimi nga ngrohja në drive, dhe ka edhe një mënyrë (ang.mode) opsionale e cila me sa duket trefishon jetëgjatësinë e SSD-së por ka një gjë që s’do ju pëlqej, kapaciteti i SSD-së në këtë rast do ju përgjysmohet (kështu që do ju mbeten vetëm 6.5TB).
Sigurisht, ky drive vjen me një çmim jashtëzakonisht të lartë për përdoruesit e nivelit mesatare. Gjbiteam.com raporton se ky drive është krijuar me qëllim për kompani që bëjnë detyra të rënda, të tilla si përpunimi i videove.
Sa do të kushtojë? Një zëdhënës i Fixstars tha se drive do të kushtojë diku rreth 13,000 $ dhe transporti pritet të fillojë në SHBA nga fundi i muajit të ardhshëm.