Facebook sjell butonin e ri “Like” muajin që vjen
Butoni Like i Facebook ka qenë i pranishëm për aq kohë sa ne mund ta mbajm mend, por në më pak se disa javë butoni do marrë një përmirësim të madh. Rrjeti social ka zbuluar zyrtarisht planet për “Reactions” (sq.”Reagimet,”) i cili do të pajisë butonin Like me pesë opsione të ndryshme të inspiruara nga emoji.
Pasi të vij përditësimi ju do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni postimit të mikut tuaj në Facebook me Dashuri, Haha, Wow, Zemërim apo Inat. Çdo opsion përfshin një imazh të animuar për të shprehur emocionin. Edhe dizajni i Like do marrë një përditësim për t’iu përshtat opsioneve të reja.
Facebook tha se Reagimet e reja janë të bazuara në përgjigjet më të zakonshme që njerëzit postojnë në rrjetin social. fjbiteam.com raporton se kompania ka punuar me disa sociolog sociologëve për t’u siguruar se ka përfshirë të gjitha emocionet kryesore të njeriut.
Për miliarda njerëz që përdorin Facebook, Reagimet do ta bëjnë më të lehtë përgjigjen në postime, ku thjesht butoni Like në disa raste është i papërshtatshëm dhe një koment është i panevojshëm.