Përmirësoni fjetjen tuaj duke stabilizuar ngjyrat e ekranit!

E keni vënë re që se si njerëzit që shkruajnë mesazhe natën kanë atë ndriçimin e frikshëm blu?

Apo zgjoheni nga gjumi gati për të shkruajtur idenë e madhe të tuajën të rradhës, dhe verboheni nga ekrani i kompjuterit tuaj?

Gjatë ditës, ekrani i kompjuterit duket në rregull; ato janë të krijuar që të ndriçojnë si dielli. Por në orën 9, 10, 11 të darkës apo në 3 të mëngjesit drita e diellit do ju verbonte sytë.

f.lux

f.lux i jep zgjidhje këtij problemi. I bën ngjyrat e ekranit të kompjuterit që t’i përshtaten orës së ditës, të ngrohta natën, dhe si drita e diellit ditën.

Madje është edhe e mundur që ju të vuani nga pagjumësia për shkak se rrini deri vonë duke përdorur kompjuterin. Ju mund t’a përdorni f.lux-in sepse ju bën të flini më mire, ose të paktën e bën ekranin e kompjuterit të duket më bukur.

f.lux-i e bën ndriçimin e ekranit si dhoma në të cilën po qëndroni, gjatë gjithë kohës. Ndërsa kur lind dielli, e bën ndriçimin e ekranit të kompjuterit njësoj si të dhomës suaj. Ndërsa në mëngjes, e bën ndriçimin e ekranit si rrezet e diellit përsëri.

Mjafton të shkruani tek opsionet datën, orën dhe ndriçimin e dhomës suaj, dhe f.lux do e bëjë automatikisht vetë ndryshimin, pa qenë nevoja që në të të ndërhyni ju.

[button link=”https://justgetflux.com/flux-setup.exe” icon=”download”]Windows[/button]

[button link=”https://justgetflux.com/mac/Flux.zip” icon=”download”]Mac[/button]

[button link=”https://justgetflux.com/linux.html”]Linux[/button]

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.