HP Spectre x360, tani ofron një ekran 4K
Spectre x360 i HP-së, i konvertueshëm, ishte një nga laptopët tanë të preferuar për vitin 2015, dhe tani kompania është duke bërë disa përmirësime me shpresën se Spectre do të mbajë vendin e tij dhe këtë viti të ri. Sa pë fillim, laptopi ishte në dizpozicion më parë vetëm me një ekran 13.3-inch, HP tani ka planifikuar që të nxjerrë në shitje edhe një version 15.6-inç me ekran 4K (3,820 x 2,160). Për të ndihmuar të ndizen plus 8-milion piksele, kompania ka forcuar karakteristikat, duke i vendosur grafikën më të fundit Intel Iris dhe 16GB RAM.
Sipas gjbiteam.com, HP pretendon se ky është laptopi 15-inç i konvertueshëm, më i lehti dhe më i holli, i cili është i trashë 15.9mm dhe peshon 1814 gram , bateria pritet të zgjas deri në 9,5 orë me ekran 4K, dhe 13 orë tek një me panel me rezolucion të ulët 1080p. Kjo do të ishte mbresëlënëse, në qoftë se do të ishte e vërtetë.
Përveç kësaj, modeli i vjetër 13-inç kohët e fundit është rifreskuar me modelin me të fundit të procesorëve Core Intel, dhe tani kompania do të ofrojë gjithashtu një opsion me ekran OLED, i pari tek një laptop i konvertueshëm, thotë HP.
Së fundi, kompania prezantoj një version më të madh të tabletit të saj hibrid Pavilion x2. Modeli i ri ka një ekran 12.1-inç, i cili përfshin një tastier e cila ngjitet magnetikisht në vend të përdorimit të një mekanizmi me shul. Tableti vetë peshon 725 gram, dhe shkon deri në 1465 gram bashkë me tastierën. Brenda ka karakteristika nën mesatare: do merrni një ekran 1080p, me procesorë Atom kurse tek modelet e fundit do gjeni një proçersor Intel Core M.
Spectre x360 15.6-inç do të dal në shitje më 14 shkurt duke filluar nga 1149 $, por ju kujtojm, që ky është me një ekran 1080p, jo 4K. Sa për versionin 13.3 inç me ekran OLED, HP thotë se do të mbërrijë këtë pranverë; nuk kemi një datë apo çmim të saktë ende. Së fundi, Pavilion x2 12-inch pritet me 7 shkurt, me një çmim prej $ 500 dhe më lart.