VPN-të s’do ju mbrojnë më nga privatësia në internet
Bëhuni gati t’i thoni lamtumirë privatësisë suaj online, jo se e kemi pasur ndonjëherë, gjithsesi.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi më datë 29 mars 2017 për të kundërshtuar rregullat e periudhës së Obamës që parandalonte që ofruesit e shërbimit të internetit të shitnin në treg të hapur historinë tuaj të shfletimit. Rregullat që u miratuan vitin e kaluar nga Komisioni Federal i Komunikimeve s’kanë hyrë ende në fuqi. Nëse presidenti Donald Trump firmos rezolucionin, s’kanë për të hyrë ndonjëherë. Shtojmë se, janë marrë një sërë masash nga FCC për të miratuar mbrojtje të ngjashme në të ardhmen. Ndërkohë, ofruesi juaj i internetit është për momentin i lirë të shesë të dhënat tuaja pa ju kërkuar ndonjë leje.
E gjithë kjo do të thotë që juve do ju duhet që ta merrni vetë në duart tuaja privatësinë online. Disa zgjidhje teknike alternative – veçanërisht rrjetet virtuale private (VPN-të) – do kthejnë disa ngjasime të kontrollit mbi ju, mbi përdoruesin e internetit. Por edhe këto zgjidhje janë shumë larg nga e përsosura. Kur vjen puna tek privatësia, teknologjia mund të ndihmojë por nuk j’ua zëvëndëson faktin që ligji është në anën tuaj.
Rrugëzgjidhja
Cila është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni nëse/ose kur ofruesi i shërbimit përpiqet të mbledhë dhe shesë të dhënat tuaja? Kaloni në një kompani tjetër duke supozuar që do gjeni një që nuk do bëjë po të njëjtën gjë. Dhe kjo nuk është ndonjë zgjidhje kushedi sepse kompani të tilla në Shqipëri nuk është se kanë ndonjë konkurrencë të madhe e që ndonjëra mund t’ju garantojë 100% privatësi e vetëm e vetëm që të bëheni klient i asaj kompanie. As nuk e vënë ujin në zjarr për ta bërë një gjë të tillë.
Edhe nëse nuk mund të ndërroni kompani, mund të keni mundësi të ç’aktivizoni mundësinë që të dhënat tuaja të përgjohen, por kini parasysh që ofruesi i shërbimit ju përgjon ju në rradhë të parë.
Privatësia virtuale
Shumë ekspertë sigurie rekomandojnë që për të mbrojtur privatësinë tuaj të përdorni një rrjet virtual privat ose si ç’quhet shkurt, VPN. Në të vërtetë, VPN-të ruajnë të gjithë trafikun tuaj përmes shërbimit të tyre. Jo ashtu si ofruesi juaj i internetit që ka një listë të faqeve të internetit që ju keni vizituar, me VPN ju dukeni thjesht sikur jeni lidhur në një server të veçantë.
Përderisa VPN-të janë një vegël e rëndësishme për privatësi, kanë limite. Më e dukshmja: Duhet t’i besoni ofruesit tuaj të VPN-së që nuk ju përgjon e shet të dhënat tuaja.
Kur përdorni një VPN do mund të shihni se nuk mund të lidheni në të gjitha sajtet dhe shërbimet që jeni duke përdorur. Netflix-i për shembull, përpiqet të bllokojë të gjitha VPN-të për të parandaluar që njerëzit të kenë akses në përmbajtje që nuk është e liçensuar për t’u qasur në vende të caktuara. Sajte të tjera mund të bllokojnë ofrues të veçantë të VPN-ve që përdoren nga hakerat ose kriminelët për të mbuluar gjurmët e tyre. Mund të jetë e vështirë për të bërë dallimin e arsyes se pse nuk mund të keni akses në një faqe të caktuar interneti. Shkaqet mund të jenë se softueri juaj i VPN-së mund të mos jete konfiguruar si duhet, faqja mund të jetë jashtë funksionit ose nëse ndonjë kompani ka bllokuar ofruesin tuaj të VPN-së në aksesimin e një faqeje interneti.
Tor, softueri i preferuar, avokat për privatësinë përpiqet të anonimizojë përdorimin e internetit tuaj duke degëzuar trafikun tuaj përmes serverave të ndryshëm rreth botës. Është falas dhe përderisa është një projekt me burim-të-hapur nuk është i lidhur me asnjë kompani. Të paktën e zgjidh pjesërisht problemin e besimit. Por, puna e rregullimit është disi e ndërlikuar, në mënyrë tipike ngadalëson shpejtësinë tuaj të internetit dhe ekzistojnë servera këqbërës Tor. Shumë faqe interneti dhe shërbime të tjera e bllokojnë po ashtu Tor-in. Pavarësisht kësaj, as VPN-të e as Tor-i s’ju mbrojnë nga softuerë që ju gjurmojnë se çfarë bëni ju në nivel lokal.
Mos na keqkuptoni: VPN-të janë një opsion i mirë për të mbrojtur të dhënat tuaja, veçanërisht nëse jeni lidhur në një rrjet publik Wi-Fi. Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi të printoni më së miri kontratën në mënyrë që të zbuloni se si mund të përdoren të dhënat tuaja, pavarësisht ligjeve që janë në fuqi.