Deri në 2025-ën, ne do krijojmë me shumë se 163 ZB të dhëna

Sasia e të dhënave që njerëzit do krijojnë gjatë tetë viteve të ardhshme do të arrijë deri në 163 ZB, sipas një raporti të ri nga Seagate. Kjo është dhjetë herë më shumë seç kemi krijuar vitin e kaluar.

Ajo çfarë është interesante dhe që pritej është se nuk janë konsumatorët ata që do krijojnë kaq shumë të dhëna, por bizneset në fakt.

Sipas raportit, në momentin kur do arrijmë në vitin 2025, tre të katërtat (75 përqind) e popullsisë së botës do të bashkëveprojë me të dhënat dixhitale në një mënyrë apo tjetër. Në tetë vitet e ardhshme, një person mesatar do të ndërveprojë me pajisjet e lidhura pothuajse 4,800 herë në ditë.

Për momentin, një person përdor më pak se një pajisje (drone, makinë). Deri në vitin 2025, ky numër pritet të rritet në katër pajisje për person.

Seagate thotë se duke pasur parasysh faktin se do jenë bizneset ato që do krijojnë këto të dhëna, kjo gjithashtu do të thotë se ata do të duhet të zgjedhin se çfarë të dhënash të menaxhojnë dhe si. Nëse dështojnë, ata mund të humbasin të ardhura dhe të sjellin një përvojë të dobët tek konsumatorët.

“Ndërsa nga ky hulumtim i ri, ne mund të shohim se epoka e të “Dhënave të Mëdha” është mbi ne, vlera e këtyre të dhënave është e panjohur. Ajo që është me të vërtetë emocionuese janë statistikat, bizneset e reja, mënyra e re e të menduarit dhe ekosistemet e reja nga industritë si psh ato të robotikës dhe ndikimi i tyre i thellë social dhe ekonomik në shoqërinë tonë “, tha CEO i Seagate, Steve Luczo.

“Mundësia për ndërmarrjet e sotme dhe sipërmarrësit nesër për të kapur vlerën e të dhënave është e madhe, dhe liderët tanë globale të bizneseve do t’i eksplorojnë këto mundësi për dekadat e ardhshme.”