Ja disa rekomandime sigurie për biznesin tuaj të vogël
Çdo ditë shohim lajme në lidhje me website të ndryshme që hack-ohen apo fshihen. Kur kjo ndodh, ajo vetëm nxjerr në pah rëndësinë e websitit për këto biznese të vogla, dhe sa e rëndësishme është të kesh një plan rikthimi kur ndodhin incidente.
Pra si mund që këto biznese të vogla të mbrojnë veten e tyre nga gabime potecialisht katastrofike, rrëzime apo hack-ime?
Rezervoni gjithçka (Back Up)
Dhe këtu duam të themi gjithçka: websitin tuaj, dosjet tuaja, inforamcionet e klientëve, gjithashtu edhe kontaktet tuaja. Duke e bërë atë pjesë të rutinës tuaj të përditshme, mund t’ju ndihmojë të evitoni atë momentin kur thoni: “ah, sikur…” kur shikoni që dosjet tuaja, faqja juaj, gjithçka e juaja është zhdukur. Një rezervim i shpejtë gjithmonë kur ju bëni dicka të rëndësishme online do t’ju ndihmojë të shpëtoni orët tuaja në këtë rrugë të gjatë në të cilën po ecni.
Mbani programin tuaj të sigurisë të përditësuar
Si vijë të parë mbrojtje, kundër aktiviteteve me qëllim të keq, sigurohuni që të keni firewall-in (muri mbrojtës) dhe antivirusin në vend dhe të përditësuar. Mos harroni, kompanitë e sigurisë kanë ekipe të cilat punojnë me orë të tëra për të krijuar produkte, kështu ata kujdesen për kërcënime të reja të mundshme të cilat mund të shkaktojnë dëme.
Përdorni fjalëkalime të vështira për tu gjetur
Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm që të pasurit “password” si fjalëkalimin tonë për gjithcka nuk është se do na ndihmojë shumë. Megjithatë, tani që paisjet të cilat krakojnë fjalëkalime zhvillohen cdo ditë e më shumë, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne me fjalëkalimet tona. Përdorni karaktere të ndryshme, duke përfshirë shkronja kapitale si dhe numra. Më të gjatët, janë më të fortët, kështu që një fjali që përdor edhe shenja pikësimi është gjithashtu e mirë. Sigurohuni të ndryshoni fjalëkalimet tuaja çdo tre muaj, dhe mos ua tregoni ato askujt.
Trajnoni punonjësit tuaj
Nëse ju punësoni dikë në biznesin tuaj, sigurohuni që ai të ketë një trajnim themelor për sigurinë online. Punonjësit janë rreziku më i madh për sigurinë në një kompani, kështu bëjuani të ditur atyre që ta kuptojnë se ata kanë një rl të rëndësishëm kur vjen puna për të mbrojtur biznesin dhe klientët tuaj online. Është përgjegjësia e të gjithëve.
Implementoni kriptimin
Klientët duan që të dhënat e tyre të jenë të sigurta. Kriptimi është celësi për të mbajtur informacionet e sigurta dhe ka disa mënyra për ta bërë këtë. Aplikacione si Malware Removal skanojnë websitin tuaj për programe të dëmshme ose viruse dhe identifikojnë dobësi në të. Megjithatë, kriptimi është çelësi për të mbrojtur dhe mbajtur informacionin tuaj të sigurt, Certifiaktat SSL janë një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Një Certifikatë SSL, është një mekanizëm i cili formon një lidhje të sigurt ndërmjet shfletuesit dhe websitit që po shfletoni (gjbiteam.com ka më shumë se një muaj që ka implementuar këtë mekanizëm). E bënë këtë gjë duke kriptuar informacionin që dërgon, si detajet e kartave të kreditit, përpara se të dërgohen dhe merren nga nurimi, ku më pas dekriptohet dhe merret në mënyrë të sigurt.
Menaxhoni DNS-në tuaj
Mbani websitin tuaj, emailin, dhe aplikacionet tuaja online (gjallë) dhe në përdorim me menaxhim dhe siguri të fuqishme DNS-je. Abonimet Premium për DNS e bëjnë më të lehtë menaxhimin dhe ju ndihmojnë të siguroni DNS-në tuaj, kështu website juaj do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës, duke performuar në mënyrë të qetë, dhe të sigurtë nga hakerat të cilët mund të provojnë të rikonfigurojnë sitin tuaj dhe të marrin informacione të rëndësishme për klientët tuaj.
Përdorni shërbimin Cloud
Ndërkohë që teknologjia (cloud) është relativisht e re, disa njerëz akoma po mendojnë nëse duhet ta përdorin ose jo për bizneset e tyre të vegjël. Është një zgjidhje e shkallëzuar për bizneset dhe individët në mënyrë që të ruajnë të dhënat e tyre. Të zgjedhurit e një shërbimi të njohur dhe të besueshëm gjithashtu mund t’ju ndihmojë të siguroheni që ju po merrni një shërbim të mirë dhe të sigurt.
Ruhuni nga phishing
156 milion emaile phishing dërgohen çdo ditë, dhe rreth 80,000 përdorues bien pre e tyre dhe shpërndajnë informacionet e tyre personale. Kur dikush ka një biznes të cilin përpiqet ta mbajë në punë, shpërndarja e të dhënave personale mund ta vendosi të gjithë biznesin në rrezik, kështu bëhuni dyshues për çdo email dhe mendohuni dy herë përpara se të klikoni mbi lidhje (links).
Qëndroni të informuar
Përderisa ju nuk duhet të jeni domosdoshmërisht nje eskpert për mbrojtjen online, është mirë të keni informacione për lajmet më të fundit për sigurinë online. Një shfletim i shpejtë i lajmeve të fundit mbi teknologjinë ose marrja e lajmeve me anë të emailieve nga shërbime sigurie mund t’ju ndihmojë ta ruani biznesin tuaj nga kërcënimet më të fundit.
Si mendoni, a janë të informuar njerëzit sot shumë mirë për sigurinë online?
Nëse dini ndonjë rekomandim për sigurinë online, ju lutemi komentoni.