10 aktivitetet online që mund të çojnë në arrestimin tuaj
Në disa pjesë të botës me këto 10 aktivitete online mund të përfundoni në burg.
Interneti është një fushë e pakufizuar për përdoruesit e tij. Interneti ju sjell informacionin më të fundit, ju lejon të shpërndani filma, imazhe dhe muzikë pa asnjë kufizim, ju lejon të komunikoni të komunikoni në të qindtën e sekondës si dhe të ndani skedarë. Kjo është thjesht mesatarja e avantazheve që mund të bëni në internet por në disa vende ka dhe disavantazhe. Veçanërisht nëse nuk ndiqni ca rregulla kur përdorni internetin.
Krimet kibernetike dhe sulmet terroriste janë rritur në mënyrë dramatike përgjatë vitesh dhe këto mund të jenë dy nga arsyet që kanë çuar në arrestimin e një individi kur shihet që ai po thyen ndonjë rregull kur navigon në internet.
Atëhere, po ju paraqesim me 10 arsyet se pse mund të përfundoni dhe ju prapa hekurave (mos ndodhtë, gjithsesi).
#1 Kur Wi-Fi mbahet hapur
Mbajtja hapur dhe pa një fjalëkalim e WiFi-së tuaj, përveçse mund ta shpërdorojnë komshinjtë dhe t’ju marrin internetin, kjo arsye mund edhe t’ju çojë në burg. Lidhja e hapur e WiFi-së tuaj mund të përdoret nga kriminelë dhe terroristë pa dijeninë tuaj dhe kjo mund t’ju sjellë telashe me ligjin në pothuajse çdo vend të botës.
Kjo gjë ndodhi kur një person me emrin Barry Covert, WiFi-ja e të cilit u përdor nga fqinji i tij për të pasur qasje në faqe internet me pornografi fëmijësh. Edhe pse pas disa hetimesh policia e arrestoi fqinjin, Barry megjithatë iu desh të përballej me një muaj rresht pyetjesh nga policia, derisa personi i duhur të arrestohej.
Është gjithmonë mirë që ju ta mbroni WiFin-në tuaj me WEP, WPA (WPA-Personal) dhe WPA2 (Qasje e Mbrojtur e WiFi, versioni 2)
#2 Fshirja e historisë tuaj të kërkimeve
Ndonjëherë edhe fshirja e historisë së kërkimeve mund t’ju çojë pas hekurave. Kjo ndodhi kur një person në Shtetet e Bashkuara, i quajtur David Kërnell u arrestua për fshirje të informacionit nga kompjuteri i tij. Një student i universitetit të Tenesit, Kërnell, u hetua nga autoritetet federale gjasme për hakim të llogarisë së Yahoo-s të kandidates së atëhershme për presidente, Sarah Palin.
Indisë ju desh të vëndoste ligje që e bënte të detyrueshme për përdoruesit që ta ruanin për një periudhë prej 3 muajsh historinë e tyre të shfletimit. Por ky ligj u rrëzua shumë shpejt sepse kishte një kundërshti të madhe nga publiku.
#3 Postimet ofenduese, mesazhet apo Tuitet (Tweets)
Bërja e postimeve ofenduese, tuitet apo dërgimi i mesazheve ofenduese mund t’ju sjellë telashe nga pothuajse çdo vend i botës. Dy njerëz të moshës 26 vjeç, Leigh Van Bryan dhe 24 vjeç, Emily Bunting bënë një Tuit për vizitën e tyre në Amerikë, “Të lirë këtë javë për një përgatitje të shpejtë përpara se të nisemi dhe të shkatërrojmë Amerikën.”
Ata u morën në pyetje për rreth pesë orë nga autoritetet. Bryan dhe Bunting u përpoqën të bindnin policinë që “Shkatërroj” ishte një fjalë zhargon i anglishtes britanike për “Festoj.”
#4 Përdorimi i shërbimeve VOIP
Ky është thjesht problem i një shteti të vetëm dhe limitohet vetëm në Etiopi. Përdorimi i shërbimeve VOIP si Skype, është i ndaluar në mënyrë rigoroze dhe mund të çojë në burgimin e një personi. Ligji i ri i këtij vendi për telekomunikacionin ndalon në mënyrë rigoroze komunikimin me zë apo video si dhe transferimin e informacionit përmes klientëve VOIP.
#5 Kërcimi në një video
Ky është një ofendim i madh në Iran. Në fakt, gjashtë persona u arrestuan sepse u arrestuan në një video nga kënga “Happy” e Pharrell Williams. Gjyqësori iranian i shpalli ata fajtorë me 91 goditje dhe 1 vit burg. Megjithatë më vonë dënimet u ulën dhe ata dolën nga aty me vetëm gjashtë muaj.
Në rusi një i ri u dënua për 15 ditë dhe dy femra u dënuan për 10 ditë sepse ata gjoja po kërcenin dhe po bënin një video afër një memoriali të Luftës së Dytë Botërore.
#6 Shkrimi i komenteve në internet
Siria është tani një fushë-betejë midis franksioneve të ndryshme ndërluftuese për kontrollin e territoreve. Edhe nga kjo, komentimi në internet është një krim në Siri. Fondocioni për të Drejtat e Njeriut ka raportuar që në vitin 2007, autoritetet siriane arrestuan dy persona dhe ata u dërguan në një vend të panjohur, mesa duket ata ofruan komentet e tyre në një faqe interneti për ligjet çensoruese në Siri.
#7 Përkthimi i artikujve
Përkthimi i librave të ndaluar mund t’ju çojë në burgim, kjo nga çdo vend i botës. Autoritetet tailandeze arrestuan një qytetar amerikan i cili përktheu një artikull të tillë një blogun e tij. Artikulli u quajt si “ofendim për autokracinë” nga autoritetet tailandeze, të cilët e konsiderojnë mbretin e tyre si një qënie suprime.
Në Indonezi, një person u vu pas hekurave për dy vite pasi postoi në Facebook: “Zoti nuk ekziston.”
#8 Bixhozi
Luajtja online e bixhozit është e ndaluar në shumë vende përgjatë globit dhe mund t’ju vërë pas hekurave. Këtu përfshihen bixhozi i organizuar ose luajtja online e lojrave si Poker, Blackjack etj.
#9 Shpërndarja e skedarëve
Shpërndarja e skedarëve është një problem i vazhdueshëm. Në disa vende, ju jeni i lirë të shpërndani filma, imazhe apo skedarë pa merakun e kapjes nga ligji, por në shumë vende është e jashtëligjshme shpërndarja e atyre që konsiderohen si përmbajtje e piratuar. Në disa vende, edhe shkarkimi nga torrentë konsiderohet si diçka e jashtëligjshme.
#10 Postimi në Facebook i teksteve të këngëve
Kjo gjë mund të ketë ndodhur vetëm një herë. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara arrestuan rrepistin dhe studentin Cameron D’Ambrosio për postimin në Facebook të teksteve të këngëve. Policia pohoi që D’Ambrosio ka bërë një kërcënim terrorist të veshur nga repi. Prokurorët kërkuan që ta dënonin D’Ambrosio-n me arsyen e kërcënimeve për të bërë një bombë ose të vjedhë një makinë, duke marrë kështu një dënim maksimal prej 20 vitesh burgim.
Këto janë ligjet të cilat mund t’ju vënë në një pozitë të vështirë kur jeni duke shfletuar online. Në internet, shkruajtja e komenteve rraciste apo dhe prekja e ndjenjave fetare, është një tabu i rreptë, ashtu siç është në botën reale.
Nëse dini të tjera ligje që ne nuk i përmendëm, shkruajini meposhtë tek komentet…