Shumë shpejt WhatsApp do bëjë të mundur anulimin e dërgimit të një mesazhi.
S’ka më tekste të sikletshme. Shumë shpejt WhatsApp do bëjë të mundur që brënda 5 minutash ju të anuloni dërgimin e një mesazhi (pra Unsend).
Të gjithë kemi dërguar një mesazh që do donim të mos e kishim çuar ose si për mrekulli të mos shkonte kurrë tek marrësi. Tani WhatsApp po punon në një mënyrë që të na e bëjë të mundur anulimin brenda 5 minutash të mesazheve të sikletshme. Kjo veçori është shfaqur së fundmi në lançimin më të fundit Beta të WhatsApp dhe besohet se funksionon vetëm në mesazhe që s’janë lexuar ende.
Llogaria në Twitter @WABetaInfo ka zbuluar e para detajet të veçorisë “Unsend” në v2.17.15 beta Android. Ajo pretendon se shërbimi i zotëruar nga Facebook mendohet se do lançohet me përditësimin e ardhshëm zyrtar të WhatsApp në iOS. “Funksioni i anulimit (e quajtur tani “Unsend”) duhet të jetë e disponueshme shumë shpejt dhe se me shumë mundësi, fillimisht duhet të presim për përditësimin e ardhshëm zyrtar të iOS”, thuhet në Tuitin e kësaj llogarie.
Lançimi beta përfshin edhe ndryshime të tjera, duke përfshirë këtu dhe mundësinë për të shpërndarë vendodhjen tuaj me përdoruesit e tjerë si dhe një shkurtesë të re për ndryshimin e fontit./GJBITeam