Ja se si të aktivizoni “Dark Mode” në YouTube

Ka mundësi të mos e keni parë ndonjëherë, por me sa duket YouTube ka një version të errët të webfaqes së tij dhe ne do ju tregojmë se si mund ta aktivizoni atë.

Dark Mode është në dispozicion vetëm në versionin e fundit të Chrome (versioni 57 dhe më lart) dhe me njëherë pasi të aktivizohet, do të aplikohet automatikisht në faqe, duke përfshirë faqen kryesore dhe faqet e dedikuara të kanaleve.

Ja se si mund ta aktivizoni atë:

1. Hapni Chrome dhe vizitoni faqen e YouTube

Më pas klikoni me të djathtën e mouse-it në një fushë bosh dhe hapni Inspect Element ose shtypni kombinimin në tastierë Ctrl + Shift + I për përdoruesit e Windows ose Option + Cmd + I për përdoruesit e Mac.

2. Zgjidhni tab-in Console.

Tek Console, ngjitni tekstin:
document.cookie=”VISITOR_INFO1_LIVE=fPQ4jCL6EiE”

Shtypni Enter.

Mbyllni Inspect Element dhe ringarkoni faqen. Do vini re që YouTube do duket pak ndryshe por akoma i bardhë.

Klikoni menunë Settings në YouTube, në të djathtë lart dhe zgjdhini “Dark Mode

Aktivizoni Dark Mode dhe e gjithë faqja do bëhet e errët.