fbpx

[Chrome] 3 këshilla për të zvogëluar përdorimin e CPU-së dhe zbrazjen e baterisë

Chrome është ndoshta shfletuesi më i shpejtë në dispozicion sot për sot, por kjo shpejtësi e ka dhe një kosto. Për të qenë kaq i shpejtë, Chrome i duhet të përdor më shumë CPU se shfletuesit e tjerë dhe më shumë përdorim CPU-je do të thotë një bateri e zbrazur më shpejt.

Kjo është një nga shumë arsyet që të mos përdorni Chrome në një laptop. Varësia e tij e rëndë tek CPU-ja mund të ketë impakt tek performanca e aplikacioneve të tjera dhe do të shkaktojë që freskueset e laptopit të bëhen më të zhurmshme kjo për arsyen se ato do sforcohen më tepër për të larguar nxehtësinë shtesë të krijuar. Por çfarë mund të bëni?

1. Mbani pak tab-e hapur. Në Chrome, çdo tab shtesë është një proces tjetër në sistemin tuaj, që do të thotë se çdo tab i hapur rrit barrën mbi CPU-në tuaj. Tab-et që janë të rënda në JavaScript dhe kanë elemente Flash janë veçanërisht më problematikët.

Shtojca

2. Hiqni shtojcat e panevojshme. Nëse Chrome i juaj është duke përjetuar përdorim jashtëzakonisht të lartë të CPU-së, zakonisht fajtor janë shtojcat. Ka raste që mund të mos jenë të koduar mirë, ose ka mundësi të kenë bug-e, por në të dyja rastet, ju duhet t’i hiqni ato një nga një për të parë nëse kjo ju ndihmon.

Ju kujtojmë që një shtojcë, përdor CPU-në tuaj edhe kur e keni ç’aktivizuar, kështu që duhet t’a hiqni komplet për t’u siguruar.

Përshpejtim i harduerëve

3. Ç’aktivizoni përshpejtimin e harduerëve (en. Hardware acceleration). Opsioni i përshpejtimit të hardurëve lejon Chrome për të ndarë ngarkesa të rënda përpunimi ndërmjet CPU-së tuaj dhe GPU-së tuaj, por kjo nuk funksionon gjithmonë mirë. Në fakt, ndonjëherë ajo shkakton që Chrome të përdorë më shumë CPU. Provoni ç’aktivizojeni atë dhe shihni nëse kjo ju ndihmon.

Përdorimi i lartë i CPU-së duhet të jetë gjëja e fundit që mund të ju largoj nga Chrome, ju’a themi këtë për shkak se Chrome është një shfletues shumë i mirë dhe siç e theksuam në fillim edhe i shpejtë. Por nëse këto këshilla nuk ju ndihmojnë, atëherë është koha që të ndryshoni shfletuesin.

Keni ndonjë këshillë tjetër për të zvogëluar përdorimin e CPU-së nga Chrome? Ju lutem na i tregoni në komentet më poshtë!