Nuk do të ketë më WhatsApp për sistemet operative të BlackBerry dhe Nokia brenda 2017-ës

Në fillim të kësaj jave, shërbimi i mesazheve WhatsApp festoi përvjetorin e tij të shtatë me plot një miliardë përdorues aktivë, por skuadra priti deri të Premten mbrëma për të dhënë disa lajme jo pozitive: aplikacioni nuk do të vazhdojë të mbështetet në pajisjet BlackBerry dhe Nokia të cilat funksionojnë me këto sisteme operimi.

Po, kjo përfshin edhe BlackBerry 10, një sistem operimi ky i cili u shoqërua nga celularët e rinj të cilët u lançuan jo më pak se para një viti e gjysmë. vetë BalckBerry e shmangu Sistemin e Operimit kur po ndërtonte flagshipin e tij të fundit, i njohur si Priv me sistem Android, kështu që nuk është surprizë fakti se edhe zhvilluesit e mëdhenj të Whatsapp, i cili është në Pronësi të Facebook po e braktisin atë gjithashtu.

Njoftimi i WhatsApp përfshin gjithashtu edhe celularët e “vegjël” të Nokias me platformat Symbian S40 dhe S60, si dhe sistemet e operimit të vjetra të Android 2,2 dhe Windows Phone 7,2. Ndërprerja e mbështetjes për Nokia S40 me siguri do të vendosë në “mpiksje” përdoruesit e celularëve të vjetër të Nokias në vendet në zhvillim. WhatsApp sugjeron që “të blejnë një celular të ri me sistem Android, iOS apo Windows Phone” nëse duan të vazhdojnë të përdorin shërbimin, dhe nëse jo, ju do t’ju duhet të gjeni një shërbim mesazhesh të ri nga fundi i vitit, kur shërbimi i aplikacionit do të ndërprehet për platformat e vjetra.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.