3 këshilla për një bateri më të mirë në iOS 9

Apple pretendon se jeta e baterisë në letër, në iOS 9, është shumë e mirë, por në realitet nuk është se mbahet dhe fort mirë. Fatmirësisht, ju mund të kurseni baterinë e iPhone-it tuaj me tre ndryshime të thjeshta të cilat do i shihni në vazhdim.

1. Kthejeni telefonin përmbys. Në momentin që e bëni këtë, telefoni nuk do të ndizet për çdo njoftim që ju merrni, që do të thotë më pak bateri e harxhuar.

2. Kaloni në Low Power Mode. Mund ta bëni këtë duke shkuar tek Settings > Battery. Kjo mënyrë shkurton konsumimin e baterisë duke zvogëluar ose duke ç’aktivizuar disa efekte vizuale dhe proceset në sfond përkohësisht, mjaft i përshtatshëm kur nuk keni një karikues në dorë.

Low Power Mode iOS 9

iOS 9 automatikisht ju kërkon të aktivizoni Low Power Mode, kur bateria të zbresë nën 20%, por ne ju rekomandojmë t’a aktvizoni atë manualisht.

3. Identifikoni aplikacionet që ju marrin shumë bateri. iOS 9 ju jep një pasqyrim të impaktit (në përqindje) që ka çdo aplikacion mbi baterinë e telefonit tuaj. Ju mund t’i shihni këto të dhëna duke shkuar tek Settings > Battery > Battery Usage dhe më pas të mbyllni aplikacionin fajtor. Natyrisht, të mbyllësh aplikacionet shpesh në iPhone është një zakon i keq, kështu që përdoreni këtë këshillë me raste.

Por nëse dëshironi të ndërmerrni hapa dhe më të mëdhenj se këto që listuam ne, atëherë ç’instaloni aplikacione si Facebook, Instagram dhe aplikacione të tjera që marrin shumë bateri nga iPhone i juaj.