Acer prezanton Iconia Talk S, Liquid Z6, dhe Liquid Z6 Plus tek IFA
Acer ka lançuar tre smartphone Android tek IFA: Iconia Talk S, Liquid Z6, dhe Liquid Z6 Plus. Të gjithë janë telefona buxhetor por të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Iconia Talk S sjell një ekran të madh 7-inç IPS, por me rezolucion shumë të ulët 720p. Fuqizohet nga një procesor quad-core pa emër, mbështet 4G LTE dhe dual-SIM, ka një kamer mbrapa 13MP dhe një vend për microSD e cila mbështet deri në 128GB (zyrtarisht). Do të vijë me Android 6.0 Marshmallow dhe do të sjellë të para-instaluar Microsoft Office Suite.
Liquid Z6 ka një ekran 5-inç 1080p IPS me xham të lakuar 2.5D, një procesor MediaTek MT6737 quad-core, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, një kamer para 2MP, dhe një mbrapa 8MP. Nuk ka vend për microSD, por vetëm 8GB hapësirë, e cila është shumë pak. Dhe 1GB RAM?!.
Liquid Z6 Plus është version i modernizuar i Z6. Pajisja paketon një ekran 1080p 5.5 inç me xham 2.5D, një procesor MediaTek MT6753 octa-core, 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, një kamer para 5MP, dhe një tjetër mbrapa 13MP. Ka gjithashtu një skaner gjurmë gishtash para dhe një trup metalik. Ndër të tre këta smartphone ky është varianti më solid.
Këto pajisje do të jenë në dispozicion më vonë këtë vit në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi). Iconia Talk S do të lançohet në shtator dhe kushton 169 €, Liquid Z6 në Nëntor dhe do kushtojë 119 €, kurse Liquid Z6 Plus në Dhjetor dhe do të kushtojë 249 €.