Irani është një hap larg lançimit të internetit të tij privat

Në fakt është e vërtetë që shuma nga ne “perëndimorët” nuk dimë shumë për Iranin, përveç programit të tij të supozuar të armëve bërthamore. Ky është një turp, sepse pavarësisht nga problemet e shumta, Irani ka një kulturë të vjetër dhe të bukur, dhe ka një prej popujve më të rinj dhe të edukuar në Lindjen e Mesme.

Shumica prej nesh nuk e njohin Iranin si një vend me teknologji të zhvilluar, por që prej vitit 2005 Irani ka qenë duke punuar qetësisht në intranetin e tij kombëtar. Dhe faza e parë e këtij projekti ambicioz ka përfunduar së fundmi.

Presidenti Hassan Rouhani ka thënë se zhvillimi i një “rrjeti të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm do të ndihmojë zhvillimin e vendit” dhe mund të “konsiderohet si një element kryesor i pavarësisë së vendit.

Pritet që ky rrjet të jetë 60 herë më i shpejtë se sa infrastruktura e internetit aktual. Ky është një rezultat i zhvillimit masiv të fibrave optike, dhe qendrave zonale të të dhënave.

Irani momentalisht ka një shpejtësi mesatare shkarkimi të internetit prej 2MB/s, e cila është 1/10 e mesatares së globit, dhe mbrapa vendeve si Belize, Lebanoni dhe Uzbekistani.

Krijimi i këtij rrjeti do të ndihmojë gjithashtu edhe sistemin kompjuterik të qeverisë Iraniane të mbrohet nga sulmet e jashtme. Ndoshta më i njohuri nga këto sulme ishte “Stuxnet”, i cili shkatërroi një numër centrifugash bërthamore në vitin 2010.

Por në mënyrë kontroverse, do t’i lehtësojë punët autoriteteve Iraniane për të censuruar dhe mbajtur nën mbikëqyrje qytetarët. Ndërsa sajtet do të mbahen brenda vendit, ato do të bien pre e juridiksionit Iranian. Dhe duke qenë se është një sistem i mbyllur, do të jetë i pamundur aksesimi i faqeve të ndaluara si Facebook, Twitter dhe Instagram edhe nëpërmjet një VPN-je apo Tor-it.

Interneti kombëtar i Iranit është planifikuar të përfundohen në vitin 2017, kur fazat e dyta dhe të treta të sistemit të kenë përfunduar.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.