Pesë “phablet”-ët më të mirë për vitin 2016
Nëse ekranet e mëdha për të parë video, luajtur lojëra ose thjeshtë për të pasur më shumë hapësirë kur shfletoni internetin, dërgoni email-e apo shkruani mesazhe futen tek gjërat që ju pëlqejnë më shumë, këto janë phablet-ët më të mirë të momentit.
Apple iPhone 7 Plus
Çmimi: €899
Phablet-i i fundit i Apple është arritja më e madhe gjatë dy viteve të fundit të iPhone. Ngjan gati njëlloj si iPhone 6 Plus i 2014-ës, ka të njëjtin skanues të shenjave të gishtave si të iPhone 6S Plus, por tani ai është rezistent ndaj ujit dhe ka kamera shumë të mirë.
Kamera dyshe e tij është joshja kryesore, përdorimi i dy lenteve të ndryshme për të krijuar zoom 2x efktiv dhe disa efekte të tjera interesante. Butoni home nuk lëviz më, por vibrimi i vogël i pas prekjes të jep idenë sikur lëviz.
Një gjë që nuk e ka phablet-i 5,5-inç është porta e kufjeve, çka do të thotë se ju do t’ju duhet të përdorni një adaptor për të lidhur kufjet me të me anë të portës Lightning. Ju nuk mund ta karikoni atë dhe të dëgjoni muzikë me të në të njëjtën kohë, por të paktën bateria zgjat gati një ditë të plotë.
iPhone 7 Plus është më gjerë dhe më i vështirë për t’u mbajtur me një dorë se sa smartphonet e mëposhtëm 5,5-inç, kështu që ia vlen të investoni në një kasë të mirë për të sepse shanset që ai t’ju bjerë nga dora janë të mëdha.
Verdikti: phablet-i më i mirë për përdoruesit iOS të cilët përtojnë të mësohen me një sistem të ri.
Google Pixel XL
Çmimi: €899
Phablet-i i parë nga Google me markën e tij ka versionin më të fundit të Android 7.1 Nougat dhe do t’i marrë përditësimet më shpejt se çdo smartphone tjetër Android.
Ka kontrollin zanor inteligjent më të fundit të kompanisë, Google Assistant, i cili është një asistent personal i cili i bën kërkimet me anë të bisedave, i cili fshihet poshtë butonit home të Pixel kur t’ju duhet.
Pixel XL me ekran 5,5-inç është një smartphone me pamje relativisht të thjeshtë, por forma e tij e rrafshët do të thotë se nuk ka kamera të dalë prapa. Kamera është e shkëlqyer, e renditur e para nga DxoMark, dhe do të zgjasë një ditë me një cikël karikimi.
Është i gjallë, ka një skanues të mirë të shenjave të gishtave në pjesën e prapme të tij, ekran fantastik përpara dhe është një prej smartphone-ve të parë me mbështetje për syzet e reja Daydream View VR të Google.
Por Pixel nuk është rezistent ndaj ujit, njësoj si iPhone i Apple nuk mund t’i zgjerohet memorja, dhe ka çmim goxha të kripur krahasuar em smartphone-t e tjerë Android në treg.
Verdikti: smartphone-i më i mirë Android deri më tani me kamera të paparë.
Samsung Galaxy S7 Edge
Çmimi: €714
Phablet-i i vogël i Samsung, Galaxy S7 Edge ka një ekran 5,5-inç të lakuar i cili e bën atë më të ngushtin dhe të lehtin për t’u mbajtur me një dorë në këtë kategori. Ka edhe më shumë karakteristika gjithashtu, me një kamera të mirë, skanues të shenjave të gishtave, lexues të rrahjeve të zemrës, karikim me wireless dhe plot gjëra të tjera të cilat mund t’i bëni falë e kranit të lakuar të tij.
Është ai ekrani i lakuar që e ngre S7 Edge në piedestal, duke e përshtatur atë ekran 5,5-inç në një trup jo më të madh se sa të një smartphone-i 5-inç. Por i vetmi problem i tij është vështirësia për t’i gjetur një kasë.
S7 Edge është rezistent ndaj ujit, dhe ka një fole kartash microSD për zgjerim memorje. Reziston një ditë e gjysëm vetëm me një cikël karikimi dhe është i përputhshëm me pajisjen Samsung Gear VR gjithashtu.
Akoma nuk funksionon me versionin e fundit të Android, por një përditësim në Android 7 Nougat është duke u testuar dhe pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë në vitin 2017.
Verdikti: i mirë për ata që duan një smartphone me ekran të madh, por jo me parametra të mëdha.
Huawei Mate 9
Çmimi: €699
Nëse ju doni një ekran me të vërtetë të madh, madje më të madh se sa të tjerët në këtë artikull, atëherë Mate 9 është i duhuri për ju.
Pjesa e përparme mbulohet gati e gjitha nga ekrani 5,9-inç dhe mbajtësja e vogël e tij tek të dyja anët, çka e bën atë më të menaxhueshëm. Jo të gjithë do të mund ta përdorin atë në mënyrë të rehatshme me një dorë, por pjesa e pasme e lakuar përshtatet mirë me dorën tuaj, dhe e bën atë më të rehatshëm për t’u mbajtur madje më shumë se sa kompetitorët e tjerë me ekrane më të vegjël, edhe nëse peshon 20g më shumë.
Ekrani nuk është aq i mprehtë sa tek disa të tjerë, por Mate 9 do të rezistojë deri në dy ditë me një cikël karikimi. Është super i shpejtë gjithashtu, ka mbështetje për dy karta sim, memorje të zgjerueshme dhe ka një sensor shumë të shpejtë të shenjave të gishtave në pjesën e prapme të tij.
Ka dy kamera në pjesën e prapme të tij, njëra është monochrome dhe tjetra me ngjyra, të cilat punojnë së bashku për të përmirësuar detajet dhe performancën me ndriçim të ulët. Ju mund t’i përdorni ato edh në kombinacione të tjera interesante. Të shkrepësh foto në monochrome është me të vërtetë qejf.
Versioni Android i Huawei, Emotion UI i bazuar në Android 7 Nougat, ka më shumë fuqi dhe kontrolle për njoftimet se sa mund t’i gjeni rregullisht, dhe ngjan pak ndryshe nga Android në pjesën më të madhe të smartphone-ve.
Verdikti: i përshtatshëm për ata që rendin pas ekranit më të madh dhe jetëgjatësisë më të madhe të baterisë.
One Plus 3T
Çmimi: €440
OnePlus 3T është pasardhësi i smartphone-it të shkëlqyer OnePlus 3. Tanimë ai ka një procesor më të shpejtë, një bateri me kapacitet më të lartë dhe kamera më të mirë.
Ekrani i tij 5,5-inç është më pak i mprehtë se ai i rivalëve me të njëjtat përmasa, por është vibrant dhe plot ngjyra me kënde të mira shikimi. Ai ka gjithashtu edhe cepe më të ngushta, të cilat kombinuar me pjesën e pasme të kthyer e bën 3T më të lehtë për t’u mbajtur.
Ju keni mundësi zgjedhjeje mes memorjeve 64B dhe 128GB, por nuk mund ta shtoni më shumë. Ka dy fole kartash sim për të përdorur dy numra njëkohësisht, dhe një teknologji karikimi të shpejtë të quajtur “Dash Charge.”
Bateria zgjat një ditë me një cikël karikimi dhe smartphone-i ka procesorin më të shpejtë Qualcomm në treg, duke u njehsuar kështu me Google Pixel XL. Skaneri i shenjave të gishtave është i shkëlqyer dhe ka kamera goxha të mirë gjithashtu.
Akoma nuk funksionon me Android 7 Nougat, por është premtuar një përditësim në versionin e fundit përpara fundit të vitit. Në përgjithësi, OnePlus 3T është një pajisje shumë e mirë e cila kushton shumë më pak se të tjerat.
Verdikti: një phablet i kualitetit të lartë i cili kushton më pak se sa kompetitorët e tij.