Shtatë gjërat që mund të bëni me Xposed Framework në një telefon ose tablet Android të Root-uar.
Xposed Framework është një mënyrë për ti bërë gjërat të ndryshojnë në nivel sistematik në sistemin tuaj operativ Android, pa instaluar një ROM të kostomizuar. Gjithçka që të duhet është qasja në Root. Ja ç’mund të bëni në fakt me Xposed Framework. Të gjitha modulet i gjeni të listuara në vetë Framework-un e Xposed. Instalo Xposed Framework, hape dhe përdor kërkuesin e moduleve për të shfletuar, kërkuar dhe instaluar modulet.
Zhvendosja e butonave harduerik
Shtojcat e moduleve të Xposed të lejojnë të zhvendosësh butonat harduerik të pajisjes tënde. Mund të kthesh butonin e volumit në një buton të dedikuar për kamerën për të kapur më me lehtësi foto në pajisje pa një buton të dedikuar për kamerën. Apo të bësh diçka më ndryshe kur e shtyp për pak çaste një buton ose kur shtyp një buton ndërkohë që ekrani i pajisjes tënde është i fikur. Shtesat e Xposed (Xposed Additions) janë të paketuar plot me këto opsione.
Administrimi i lejeve për aplikacionet
AppOpsXposed rikthen veçorinë App Ops që Google i hoqi aksesin me Android 4.4.2. Me këtë modul të instaluar, opsioni i AppOpsXposed shfaqet në ndërfaqen e rregullimeve të Android-it. Kjo ndërfaqe të lejon të administrosh lejet për aplikacionet ashtu si do bëje me iOS-in e Apple apo në Android Marshmallow. Ai thjesht rikthen akesin në një panel konfigurimi që Google e pati hequr.
Aktivizimi i shumë-taskimit anë më anë
Android nuk e ka aftësinë për të lënë në veprim dy aplikacione (përveç pajisjeve me Android Nougat apo shumicës së telefonave Samsung edhe me version më të vjetër Android-i sesa 7.0) përnjëherë, por disa ROM-e të kostumizuara të palës së tretë e kanë. Më mirë se sa të vësh në përdorim një ROM të palës së tretë, mund të përdorësh modulin xShumë Dritarësh (xMulti Window) për të vënë në veprim dy aplikacione anë më anë dhe të marrësh stilin e shumë-taskimit të Galaxy Note në çdo pajisje. Nuk është i përsosur por është një provë e suksesshme e këtij koncepti. Të shikosh video në YouTube ndërkohë që shfleton në internet.
Shtimi i më tepër opsioneve në menunë e fikjes
ROM-et e kostumizuara shpesh shtojnë opsione në menunë e fikjes të cilat shfaqen kur shtyp për pak çaste butonin e fikjes të pajisjes tënde. Modulet e Xposed Framework ashtu si menuja e avancuar e fikjes (Advanced Power Menu (APM), mund të bëjë të njëjtën gjë, ofrimi i ristartimit, kapja e ekranit (screenshot) madje madje edhe opsionet e Elektrikut të Dorës në menunë e fikjes, për një akses të shpejtë. Ashtu si në ROM-et e kostumizuara, ti mund të konfigurosh opsionet që shfaqen këtu.
Ç’aktivizimi i paralajmërimit për volumin e lartë kur vendosni kufjet
Android-i shfaq një paralajmërim “Ta ngre volumin mbi nivelin e sigurtë?” sa herë që ti ngre volumin përmbi një pike të caktuar. Kjo mund të ndihmojë disa njerëz që të mos dëmtojnë dëgjimin por, është një paralajmërim idiotesk sepse lloje të ndryshme kufjesh mund të kërkojnë nivele të ndryshme të volumit të pajisjes në mënyrë që të japin të njejtin fuqi tingulli. Por ky as nuk është një mesazh që shfaqet vetëm një herë –shfaqet pa pushim (edhe pse mesa duket për telefona me version 4.4 e të ri, Android e ka kuptuar që e ka gabim edhe e shfaq vetëm një herë pasi e ndez dhe nuk e shfaq më deri sa ta fikësh e ta ndezësh prapë.) Nëse po përpiqesh të ngresh volumin kur pajisja është në xhep, do të të duhet ta nxjerrësh nga xhepi, ta ç’kyçësh dhe të biesh dakord tek paralajmërimi përpara se të vazhdosh.
NoSafeVolumeWarning e zhduk një herë e përgjithmonë paralajmërimin e volumit.
Aktivizimi i “OK Google” për launçera të palës së tretë
Me launçerin Google Now, ti mund të thuash “OK Google” në ekranin tënd kryesor për të hapur dialogun e Google Now dhe të përdorësh veprimet me zë. Normalisht nuk mund ta bësh këtë me launçera të tjerë me versionin e Android nën 4.4.4, por moduli “OK Google për launçera/aplikacione të tjera (4.4+)” të lejon të përdorësh “OK Google” në çdo launçer tjetër që keni zgjedhur.
Merr shumë më shumë opsione
Module si GravityBox dhe XBlast shtojnë një shumëllojshmëri të gjërë opsionesh shtesë në pajisjen tënde Android. Qëllimi i GravityBox është të paraqesë një aplikacion shkatërrues me të gjitha të përfshira me një numër të pafund veçorish qe do i gjeje në një ROM të kostomizuar të cilat, të lejojnë ty të ndryshosh shumë më shumë opsione në një vend pa u zvarritur në gjetjen e moduleve individuale apo ristartim. Nëse ke ndonjë ide për një ROM të kostomizuar, të paketuar me opsione tërheqëse por që nuk do të instalosh një të tillë, provo një herë GravityBox apo XBlast.