Adobe lançon “Animate CC”, më parë i njohur si “Flash Professional”

Adobe ka lançuar zyrtarisht sot “Animate CC”, versionin më të fundit të mjetit të animacionit për web-in. “Animate CC” njihej më parë si “Flash Professional”, por rëndësia e Flash-it (fatmirësisht) është kundërshtuar përgjatë viteve të fundit dhe kompania zgjodhi t’a riemëronte produktin e saj në një emër i cili e përfaqëson më mirë qëllimin për të cilin përdoret ky program.

Versioni i ri i Flash Professional Animate CC, gjithashtu si një përditësim i mjetit të dizajnit të web-it Muse CC, është tani i disponueshëm për të gjithë abonentët e “Creative Cloud”.

Me anë të Animate C, Adobe jo vetëm që ka ndryshuar emrin e programit, por ka shtuar një sërë karakteristikash të reja në të. Për pjesën më të madhe, kjo e sjell në përputhje me pjesën tjetër të listës së programeve të Creative Cloud. Karakteristikat e reja në Animate CC përfshijnë mbështetje për Libraritë në Creative Cloud për ndarjen e përmbajtjeve mes aplikacioneve të ndryshme të CC dhe me përdorues të tjerë, për shembull, si dhe Adobe Stock të mbindërtuar dhe mbështetje për Typekit, gjithashtu të mbindërtuar.

animate-cc_stock-and-cc-libraries

Adobe tregon për GJBITeam se rreth 1/3 e prodhimeve të përmbajtjeve të ndryshme në Flash Professional ishte në fakt përmbajtje HTML5; kështu që emri i vjetër nuk kishte më kuptim. “HTML5 është bërë standarte dhe kjo reflekton në rolin e mjetit,” tregon Paul Trani i Adobe. “Ne nuk na bëhet vonë se çfarë dëshironi të bëni ju. Do që të punosh me Flash? Fantastike!.”

Trani shton gjithashtu se, me disa përjashtime shumë të vogla, HTML5 mund të zëvendësojë tani Flash për pothuajse të gjitha përdorimet standarte të cilat Animate CC ishin duke pritur.

Adobe gjithashtu po lançon një version të ri të Muse CC sot, mjetin e tij për të ndërtuar webfaqe pa përdorur asnjë kod. Muse, gjithashtu do të ketë support të mbindërtuar për libraritë CC, karakteristikën “Adobe Creative Sync”, dhe Adobe Stock. Dhe më e rëndësishmja, tani u jep mundësinë dizajnerëve të ndërtojnë faqe responsive; gjë e cila mungonte në Muse deri më tani.

muse-cc_setting

 

  • 259 Posts
  • 0 Comments

Fiordi u njoh me kompjuterin dhe botën e tij kur ishte 6 vjeç, dhe shumë shpejt u shndërrua në pasionin e tij, dhe më pas zgjodhi që pasionin t’a kthejë në profesion, ku do të shtohej edhe dizajni grafik.Sigurisht, pa dalë nga territori i pasionit të tij.

I pëlqen të rrijë me orë të tëra duke lundruar në internet dhe thonë se prindërit e tij shkojnë mesatarisht 3 herë brënda natës tek dhoma e tij për t’i thënë “Fike kompjuterin tani dhe flij gjumë sepse është shumë vonë”…