Google dhuron 2GB shtesë në Google Drive për “Ditën e Internetit të Sigurt: 2016”
Siç është bërë tashmë zakon në Ditën e Internetit të Sigurt, edhe këtë vit Google dhuron 2GB hapësirë shtesë në Google Drive, nëse bëhet kontrollimi i sigurisë së llogarisë nga përdoruesi.
Për t’i përfituar këto 2GB shtesë në Google Drive, ju fillimisht duhet të bëni kontrollimin e sigurisë së llogarisë tuaj të Google, duke parë nëse numri i telefonit dhe adresa e e-mailit për shpëtimin e llogarisë në rast harrese të fjalëkalimit apo vjedhje të të dhënave janë të sakta, të kontrolloni aktivitetin e llogarisë tuaj si dhe në fund, të shikoni aksesimet që i bëhen llogarisë suaj nga kompani të palës së tretë.
Është një procedurë shumë e shkurtër e cila nuk zgjat më shumë se 10 sekonda, të cilën mund t’a kryeni në këtë link: https://security.google.com/settings/security/secureaccount
Më pas, mund të kontrolloni planin tuaj të Gogole Drive për të parë 2GB e shtuara në këtë link: https://www.google.com/settings/storage