Android P: Gjithçka që duhet të dini rreth softuerit më të fundit të Google
Google zbuloi një gamë karakteristikash të reja të cilat janë duke ardhur me versionin e radhës së sistemit të tyre të operimit. Android P, duke injektuar inteligjencën artificiale kudo.
Ne ende nuk e dimë emrin final të Android P, por nga përgjigjet e zgjuara dhe menaxhimi i zgjuar i baterisë, privatësia e përmirësuar dhe përpjekjet për të kuruar varësinë nga smartfoni, Android do të ketë shumë ndryshime për vitin që vjen. Këto janë karakteristikat kryesore që u zbuluan në konferencën Google I/O për zhvilluesit të martën.
Kur mund ta marr?
Lëshimi i Android P beta nisi që të martën, dhe ndryshe nga vitet e kaluara ku të parët që e merrnin ishin pajisjet Nexus ose Pixel, këtë herë edhe smartfonët e palëve të treta janë ftuar.
Ata që kanë Google Pixel ose Pixel 2, Sony Xperia XZ2, Xiaomi Mi Mix 2s, Nokia 7 Plus, Oppo R15 Pro, Vivo X21 ose Essential PH-1 mund të shkojnë tek faqja e testimit të betës për të regjistruar pajisjet e tyre. Ndërsa OnePlus 6, i cili ende nuk është lançuar, do të jetë gjithashtu i përfshirë në betën e Android P.
Po të tjerët kur do e marrin?
Problemi me përditësimet e Android është se shpesh duhet gati një vit që prodhuesit e palëve të treta të pranojnë versionet përfundimtare. Google po mundohet ta zgjidhë këtë duke i dhënë akses më të hershëm Qualcomm-it, i cili prodhon pjesën më të madhe të procesorëve të smartfonëve, si dhe prodhuesve të tjerë.
Android P premton të jetë përditësimi më i shpejtë për pajisjet jo-Google deri më tani, por ajo që vihet re më së shumti është mungesa e pjesëmarrjes në iniciativë të prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve Android, Samsung dhe Huawei.
Navigimi nëpërmjet gjesteve
Demonstrimi i navigimit nëpërmjet gjesteve.
Menjëherë pas prezantimit nga Apple të navigimit nëpërmjet gjesteve tek iPhone X, disa prodhues të smartfonëve Android kanë prezantuar opsione të ngjashme në lidhje me gjestet, duke përfshirë këtu edhe OnePlus.
Google po e shton këtë opsion tek Android P për të zëvendësuar butonat back, home dhe overview që shfaqen gjithmonë në ekran vetëm me një buton back dhe home. Duke prekur butonin home shkoni në faqen home të launçerit, por duke e rrëshqitur lart aktivizon overview dhe dy të rrëshqitura aktivizojnë drawer-in.
Mbështetje për ‘notch’
Ekranet me të ashtuquajturat “notch” po bëhen mjaft të zakonshëm, me shumë smartfone (si Huawei P20 psh) po ‘pajisen’ me pjesëza të prerash sipër. Android P do të prezantojë mbështetje të plotë për ‘notch’-et duke përmirësuar paraqitjen e përmbajtjeve, njoftimeve dhe ikonave të statusit.
Ora në të majtë
Një nga ndryshimet më të vogla por mjaft të dukshme është shtyrja e orës nga e djathta në të majtë. Në të majtë zakonisht shfaqej sinjali i rrjetit celular dhe njoftimet nga aplikacionet. Por tanimë ora do të shfaqet në cepin e majtë dhe matësi i sinjalit është zhvendosur nga ana e djathtë.
Veprimet me aplikacionet dhe parashikimet me AI
Google po përdor të nxënit me anë të mekanizmit për të paraprirë dëshirat e përdoruesve të Android. Nëpërmjet faqes së re horizontale të multitasking, Android P do të përpiqet që të paramendojë se cilin aplikacion doni të përdorni në vazhdim. Karakteristika e re e veprimeve me aplikacione shkon një hap më tej, duke u përpjekur për të parashikuar se çfarë veprimi po mundoheni të bëni më tej, duke ju shfaqur kështu një rrugë më të shkurtër drejt aplikacionit apo veprimit që po mundoheni të kryeni.
Përgjigje të zgjuara për njoftimet
Duke debutuar përbrenda aplikacionit të Gmail,, dhe më pas duke i dedikuar një aplikacion të veçantë ‘Smart Reply’, Google po i sjell sugjerimet me anë të AI drejt e tek fusha e njoftimeve. Me Android P, ju nuk do t’ju duhet më të mendoni apo t’i ktheni përgjigje të gjitha mesazheve që ju vijnë, thjeshtë do të shtypni një buton dhe do të jeni në rregull.
Slices (copëzat)
Ashtu siç Google e nxjerr informacionin tek kërkimet në web me anë të copëzave të sajteve përbrenda rezultatit të kërkimit, edhe Slices do të shfaqë rezultatet e kërkimit nga aplikacionet direkt tek aplikacioni i kërkimit të Google.
Një nga demonstrimet shfaq kërkimet nga Google Photos. Kjo karakteristikë kërkon që zhvilluesit e aplikacioneve ta shtojnë këtë funksion gjatë ndërtimit të aplikacioneve, por kjo është thjeshtë një tentativë e Google për t’i bërë kërkimet edhe më të lidhura me modelin e tanishëm të aplikacionit.
Bateria adaptive
Sulmi i Google drejt aplikacioneve që e ‘thajnë’ baterinë vazhdon edhe me Android P në formën e ‘Adaptive Battery.’ E zhvilluar nga DeepMind-i (nëpërmjet AI) i Alphabet, Adaptive Battery mëson mënyrën e përdorimit të një individi dhe e drejton ushqimin me bateri vetëm tek aplikacionet që të nevojiten në kohën që ju nevojiten për një jetëgjatësi më të parashikueshme të baterisë.
Android P ka gjithashtu një mënyrë të re kategorizimi të aplikacioneve të quajtur ‘App Standby Buckets’ e cila i ndan aplikacionet që ju i përdorni nga ato që ju nuk i përdorni, duke i kufizuar konsumin e baterisë atyre që ju nuk i përdorni vazhdimisht apo i keni instaluar por kurrë lançuar.
Ndriçimi adaptiv
Përshtatja automatike e ndriçimit duke përdorur një sensor për dritën e ambientit ka qenë i pranishëm tek Android për vite me radhë. Por tani Google po integron inteligjencën artificiale tek kjo karakteristikë në mënyrë që të mësojë përshtatjet tuaja manuale për t’ua bërë gati automatikiht ndriçimin e ekranit në nivelet që i përshtaten më së miri individit.
Një kurë për varësinë ndaj smartfonit?
Google gjithashtu u mburr me disa mjete të fokusuara drejt ‘mirëqenies dixhitale’, e krijuar për të parandaluar varësinë ndaj smartfonit. Ato përfshijnë një panel aplikacionesh, i cili ju tregon se sa kohë keni shpenzuar në celularin tuaj dhe me se jeni marrë. Një kohëmatës do t’ju lejojë që të vendosni limite në aplikacione specifike, duke ju shpërqendruar kur ju t’i jeni afruar kohës së caktuar dhe duke e ngrirë aplikacionin sapo koha të ketë përfunduar.
Më në fund karakteristika ‘Wind Down’ do të aktivizojë automatikisht Dritat e Natës, e cila ndalon emetimin e dritës blu nga erkani, ndez gjendjen ‘Do Not Disturb’ dhe e bën ekranin gri sapo t’ju vijë ora e gjumit.
Privatësia e zgjeruar
Google po e riorganizon mënyrën se si Android i menaxhon aplikacionet që rrijnë në sfond për të mbrojtur më mirë privatësinë e përdoruesit. Duke filluar me Android P, aplikacioneve që u lejohet përdorimi i vendndodhjes, mikrofonit kamerës dhe statusit të rrjetit nuk do të jenë më në gjendje për t’i aksesuar këto kur të jenë në sfond. Dhe si rrjedhojë, do të bëhet më e vështirë për aplikacionet që të spiunojnë përdoruesit e tyre pa dijeninë e këtij të fundit.